Telegrafi

Parashikim: Valencia – Real Madrid

Real Madrid do të mundohet të vazhdojë serinë e fitore dhe të thelloj distancën me ndjekësit në La Liga. Por, për këtë do të duhet të triumfoi si mysafirë i Valencias.

Vendi: Estadio de Mestalla, Valencia
Koha: 22 shkurt (e mërkure), 18:45

Lajmet rreth ekipeve

Valencia

Jose Gaya pritet të jetë i gatshëm pas lëndimit dhe të luajë kundër Real Madridit, e cila gjë do të bëjë që Guilherme Siqueira të ulet në karrigen e bankës rezervë.
Simone Zaza do të jetë në qendër të sulmit, ndërsa Munir dhe Nani do ta ndihmojnë në krahë.
Martin Montoya nuk do të paraqitet shkaku i lëndimeve, ndërsa Joao Cancelo do ta shohim në krahun e djathtë.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme, Valencia – Real Madrid

Real Madrid

Keylor Navas, Marcelo dhe Sergio Ramos pritet të rikthehen në formacionin startues, ndërsa Nacho do të mbetet jashtë ekipit të parë.
Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë në krahun e majtë, pavarësisht se portugezi po stërvitet i vetëm.
James Rodriguez do të duhet të pres në radhë për formacionin startues pasi që Gareth Bale është rikthyer pas një lëndimi, i cili e kishte mbajtur për disa jashtë fushave të blerta.

Top lojtarët

A e dini se…?

Valencia ka pësuar dy gola e më tepër në dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Valencia ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Realit në të gjitha garat.
Reali ka shënuar dy e më tepër gola në shtatë ndeshjet e fundit si mysafirë Reali.
Real Madrid janë të pamposhtur në 15 nga 16 ndeshjet e fundit kundër Valencias në të gjitha garat.

Analiza

Valencia pritet të jetë edhe më i motivuar para shikuesve të vetë pas fitores gjatë fundjavës ndaj Athletic Bilbaso me rezultat 2-0.
Valencia nuk ka pësuar gol si vendas prej që në krye të shtabit teknik u emërua Voro, por takimi me Real Madridin është një ballafaqim krejtësisht tjetër në dallim me Athleticon.
Real Madrid ka fituar vetëm një nga tre ndeshjet e fundit si mysafirë pas humbjes kundër Sevillas.

Parashikimi: Valencia 1-2 Real Madrid