Site icon Telegrafi

Parashikim: Udinese – Milan

Udinese do të presë Milanin që ka një ecuri negative të rezultateve dhe do të mundohet të shfrytëzojë këtë moment të keq të Nerazzurëve.

Vendi: Friuli, Udine
Koha: 29 janar (e dielë), 15:00

Lajmet rreth ekipeve

Udinese
Udinese nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në ofrmacion, edhe pse Emil Hallfredsson mund të startojë në mesfushë në vend të Sven Kums.

Milan
Milani ka të rikthyer Locattellin dhe Romagnolin nga suspendimet dhe sigurisht se do të startojnë këtu.
Transferimet e Gerard Dulofeut kanë shtyrë M’Baye Niang jashtë klubit dhe spanjolli mund të debutojë në pjesë të dytë të ndeshjes.

Si do dukej logo e Milanit në formatin e Juventusit

A e dini se?

Udinese ka humbur tri ndeshjet e fundit në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në pesë ndeshjet e fundit të Milanit në udhëtim në Serie A.

Udinese ka humbur me një gol epërsi në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

Analiza

Udinese ka humbur tashmë tri ndeshje radhazi dhe kështu po mendon se si t’i japë fund formës së dobët. Udinese duhet që të kthehet në ecuri pozitive për të shmangur një luftë për mbijetesë.

Milani është eliminuar nga Kupa e Italisë nga Juventusi, pasi humbi nga Napoli në shtëpi. Një ecuri shumë e pa fat për ekipin e Montellas.

Rossonerët duhet të rigrupohen dhe të pranojnë se nuk mund të luftojnë me katër ekipet e para italiane, e të luajnë mirë me shpresë për një kualifikim në vendet që çojnë në Evropë.

Parashikimi: Udinese 1-2 Milan

Exit mobile version