Udinese do të përballet me Interin mjaft të fortë në duelin e parë të së dielës. Nerazzurët kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve.
Vendi: Stadio Friuli, Udine
Koha: 8 janar (e dielë), 12:30
Lajmet rrreth ekipeve
Udinese
Emmanuel Badu dhe Molla Ëague janë me kombëtaret për angazhimin e tyre në Kupën Afrikane të Kombeve.
Ryder Matos është favorit para Rodrigo de Paul që të luaj prapa dy sulmuesve.
Inter
Ever Banega raportohet se tashmë është drejt largimit nga interi, por argjentinasi pritet të luajë në Udinese.
Felipe Melo po ashtu nuk mund të kthehet pasi që është i suspenduar dhe pritet të luajë për kampionët e ri të Brazilit, Palmeiras.
Top lojtarët
A e dini se?
Interi s’ka pranuar gol në tri ndeshjet e fundit në Serie A.
Interi ka fituar tri ndeshjet e fundit në Serie A.
Interi ka fituar tri ndeshjet e fundit ndaj Udineses në të gjitha garat.
Interi ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit ndaj Udineses në të gjitha garat.
Analiza
Udinese është ngjitur në gjysmën e parë të tabelës pas 10 pikëve të marra në katër ndeshjet e fundit. Udinese është në pozitë mjaft të mirë që të nisë pjesën e dytë të sezonit fuqishëm.
Interi po ashtu është në formë të lartë me tri ndeshjet e fundit të fituara, që i mban Nerazzurët në drejtim të mirë për të përfunduar në vendin e pestë. Por, Stefano Pioli nuk është i kënaqur me këtë pozitë dhe dëshiron më shumë.
Të dyja ekipet kanë bërë mirë para pushimeve dimërore, por pedigreja e Interit është më e madhe, e kualitetin e ka më të madh për të triumfuar në këtë takim.
Parashikimi: Udinese 1-3 Inter