Manchester United është nikoqir i Manchester Cityt për derbin lokal që luhet në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin “Old Trafford”, ndërsa dy skuadrat po kalojnë nëpër një formë të shkëlqyeshme.
Për këtë ndeshje, Djajtë e Kuq nuk mund të llogarisin në Diogo Dalot, Donny van de Beek dhe Jadon Sanchon, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Citizens do të jenë pa dyshen si, Ruben Dias dhe John Stones, që po ashtu janë të lënduar.
Analizë
Man United
Marcus Rashford ka shënuar në të gjitha paraqitjet e tij për United që nga Kampionati Botëror dhe pritet të luajë një rol kyç.
Luke Shaë duket se do të mbetet si qendërmbrojtës, pasi anglezi është dukur solid së bashku me Raphael Varane së fundmi.
Diogo Dalot është jashtë fushës pasi pati një pengesë me një lëndim të kërdhokullës.
Donny van de Beek në anën tjetër e ka përfunduar sezonin para kohës, për shkak të lëndimit të pësuar.
Man City
Ruben Dias është ende jashtë fushës për shkak të një lëndimi në kofshë.
John Stones është gjithashtu jashtë me një lëndim për këtë lojë.
Guardiola mund të kërkojë të ndryshojë formacionin e tij fillestar pas një humbjeje shokuese 2-0 në Kupën e Ligës ndaj Southamptonit.
Rico Lewis mund të favorizohet të startojë para Kyle Ëalker në krahun e djathtë, pas formës së shkëlqyer që po e tregon.
Statistika
Man City është i pamposhtur në 27 nga 29 ndeshjet e fundit (Liga Premier).
Man Utd ka shënuar nën 2.5 gola në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Man City në të gjitha garat.
United ka fituar katër ndeshjet e fundit (Liga Premier).
City ka mbajtur një portë të paprekur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Man United në të gjitha garat.
Manchester United ka mbajtur një portë të paprekur në tri ndeshjet e fundit (Liga Premier).
Man City ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të dytë në tri ndeshjet e fundit kundër Man Utd në të gjitha garat.
Man City ka shënuar të paktën dy gola në tri ndeshjet e fundit kundër Man Utd në të gjitha garat.
Parashikim
Manchester City pritet ta fitojë këtë takim me një gol diferencë ndaj United.
Formacionet e mundshme:
United: De Gea, Malacia, Shaw, Varane, Wan-Bissaka, Eriksen, Casemiro, Antony, Bruno Fernandes, Rashford, Martial.
City: Ederson, Cancelo, Ake, Akanji, Lewis, De Bruyne, Gundogan, Rodri, Grealish, Mahrez, Haaland. /Telegrafi/