Telegrafi

Parashikim: Sassuolo – Juventus

Juventusi nuk ka duel aspak të lehtë në udhëtim te Sassuolo, pas fitores ndaj Milanit në Kupën e Italisë.

Vendi: Mapei Stadium, Reggio Emilia
Koha: 29 janar (e dielë), 15:00

Lajmet rreth ekipeve

Sassuolo
Antonino Ragusa mund të jetë në stol, pasi Domenico Berardi dhe Matteo Politano janë kthyer në top formë dhe do të startojnë.
Alessandro Matri po ashtu po bën mirë në maje të sulmit, që është arsyeja se pse Gregorie Defrel mund të largohet gjatë janarit.

Juventus
Juventusi ka shumë opsione pas rikthimit të lojtarëve nga lëndimet.
Allegri pritet të vazhdojë me formacionin 4-2-3-1 që ishte shumë efikas ndaj Lazios.
Patrice Evra është larguar nga klubi dhe i është bashkuar Marseilles.

 

 

 

Top lojtarët

 

A e dini se?

Juventusi ka fituar 27 nga 32 ndeshjet e fundit në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në 4 ndeshjet e fundit të Juventusit në udhëtim në Serie A.

Analiza

Sassuolo ka fituar dy ndeshje radhazi dhe do të jetë shumë e motivuar në duelin ndaj Juventusti. Treshja sulmuese po funksionon për mrekulli pas rikthimit të dy lojtarëve kyç, e këta kanë rritur edhe profuktivitetin e Alessandro Matrit.

Juventusi nuk është kundërshtari ideal në këtë moment ideal për Sassuolon, sidomos pas dy performancave të forta ndaj Lazios e Milanit.

Megjithatë, Sassuolo pritet t’i shkaktojë shumë probleme Juventusit dhe pritet një ndeshje me shumë gola, që ka shumë mundësi të përfundojë në barazim, ani pse Juventusi është favorit në këtë sfidë.

Parashikimi: Sassuolo 2-2 Juventus