Telegrafi

Parashikim: Sassuolo – Inter

10-01-16 INTER-SASSUOLO CAMPIONATO SERIE A TIM 15-16 DOMENICO BERARDI ESULTA DOPO RIGORE GOL 0-1

Sassuolo e prekur nga lëndimet e pret Interin në një ndeshje aspak të vëhtirë për Nerazzurët të cilët dëshirojnë të krijojnë seri të fitoreve.

Vendi: Mapei Stadium, Reggio Emilia
Koha: 18 dhjetor (e dielë), 12:30

Lajmet rreth ekipeve

Sassuolo
Sassuolo do të presë Interin pa tetë lojtarë standard të dielën.
Lëndimet do të detyrojnë Pol Lirola që të luaj në krahun e majtë, teksa Claud Adjapong do të startojë në krahun tjetër.

Inter
Gary Medel është ende i lënduar. Ever Banega dhe Eder do të luftojnë për një vend prapa Mauro Icardit, me Banegan që është favorit për këtë pozitë.

 

Top lojtarët

A e dini se?

Sassuolo ka fituar katër ndeshjet e fundit ndaj Interi tnë të gjitha garat.

Sassuolo ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Interit në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në katër ndeshjte e fundit të Sassuolos në shtëpi.

Interi ka dështuar të fitojë në pesë ndeshjet e fundit në udhëtim.

Analiza

Sassuolo ka rënë në vendin e 15-të në tabelë pas humbjes nga Fiorentina. Një luftë e madhe u zhvillua në Firencë, por Fiorentina meritoi fitoren dhe tash duhet të përballet me Interin me një listë të gjatë të mungesave të lojtarëve standard.

Interi ka përmirësuar stilin e lojës, por ka vuajtur për vazhdimësi nën drejtimin e Piolit. Përballja me Sassuolon në këtë moment është perfekte për të siguruar seri të dy fitoreve radhazi.

Sassuolo ka paguar çmim të lartë për pjesëmarrje në Europa League. Tash ata kanë një listë të gjatë të lëndimeve dhe janë falënderues që pushimi dimëror të vijë sa më shpejt për t’u rigrupuar. Sassuolo nuk do ta ketë problem ringritjen pas pushimit dimëror, mirëpo tani për tani ata nuk janë më skuadra që ka shkaktuar probleme për gjigantët në të kaluarën.

Parashikimi: Sassuolo 1-3 Inter