Sampdoria e pret Juventusin në një nga duelet më të parëndësishme në Serie A këtë javë.
Koha: Marrassi, Gjenovë
Vendi: 19 mars (e dielë), 15:00
Lajmet rreth ekipeve
Sampdoria
Emiliano Viviano është i vetmi lojtar që nuk është në gjendje të luaj për Sampdorian, që e sheh Puggionin në gol.
Patrick Schick pritet edhe një herë të jetë në bankë, por lojtari që e kërkon Interi do të mundohet të bindë skuadrën e ardhshme sërish nga stoli ndaj rivalit të përbetuar.
Juventus
Massimiliano allegri do të aplikojë rotacion me ekipin e tij për të pushuar Dani Avlesin, Benatian dhe Marchision.
Marko Pjaca mund të marrë minuta nëse Allegri vendos të pushojë ndonjë nga sulmuesit.
A e dini se?
Juventusi ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit në Serie A.
Juventusi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në katër ndeshjet e fundit ndaj Sampdorias në kretj garat.
Juventusi ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit ndaj Sampdorias në të gjitha garat.
Janë shënuar më pak se ttri gola në 4 ndeshjet e fundit të Juventusit në udhëtim.
Sampdoria është e pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit në Serie a.
Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Serie A.
Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 3 ndeshjet e fundit ndaj Sampdorias në krejt garat.
Analiza
Sampdoria ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet e fundit, ku edhe kanë mbetur të pamposhtur. Përpos kësaj, ata mposhtën Genoan në derbi dhe u ngjitën në pjesën e lart të mesit të tabelës.
Juventusi menaxhoi mirë situatën me Porton duke fituar minimalisht dhe duke mbajtur energjinë për Serie A, kompeticion ku Bianconerët duan të sigurojnë titullin sa më shpejt për t’u fokusuar në Ligën e Kampionëve.
Të dyja ekipet janë në formë të mirë dhe pritet një ndeshje mjaft e luftuar ku Sampdoria mund të nxjerrë së paku një pikë para tifozëve të vet.
Parashikimi: Sampdoria 1-1 Juventus