Roma nuk do të ketë aspak punë të lehtë ndaj Torinos së papërshtatshme në shtëpi, pas udhëtimit të vështirë në mesjavë te Villarreali. Ky duel është determinant për vazhdimin e sezonit.
Vendi: Stadio Olimpico, Romë
Koha: 19 shkurt (e dielë), 18:00
Lajmet rreth ekipeve
Roma
Alessandro Florenzi ka marrë një tjetër lëndim serioz gjatë rekuperimit nga ligamentet e gjurit dhe nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të sezonit.
Luicano Spalleti kështu humbë një lojtar kyç për pjesën e mbetur të sezonit dhe kjo do të ketë shumë ndikim në lojën e romakëve.
Torino
Davide Zappacosta është favorit para Lorenzo de Silvestrit në krahun e djathtë.
Sasa Lukic pritet të rikthehet për Mirko Valdifiorin i cili mungon në mesfushë.
Top lojtarët
A e dini se?
Roma ka fituar 14 ndeshjet e fundit në Serie A në shtëpi.
Roma ka fituar 7 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Torinos në të gjitha garat.
Janë shënuar së paku tri gola në 10 nga 12 ndeshjet e fundit të Romës në shtëpi.
Roma ka shënuar së paku dy gola në shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Torinos në të gjitha garat.
Roma ka shënuar së paku dy gola në 10 nga 12 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Roma s’ka pranuar gol në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Serie A.
Mes Romës dhe Torinos janë shënuar së pku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Olimpico.
Janë shënuar më pak se tri gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Torinos në udhëtim.
Torino ka dështuar të fitojë në 5 ndeshjet e fundit në udhëtim.
Analiza
Roma ka siguruar kualifikimin për fazën tjetër pas fitores së thellë në udhëtim te Villarreali. Pas këtij rezultati, vetëbesimi është i madh.
Torino mposhti Pescaran me rezultat 5-3 së fundmi duke iu kthyer fitoreve.
Vizitorët do të kërkojnë që të nxjerrin një rezultat pozitiv nga udhëtimi në Olimpico dhe ata i kanë të gjitha gjasat që të shokojnë Giallorosët duke nxjerrë së paku një barazim, marrë parasysh lodhjen nga angahzimi në Evropë.
Parashikimi: Roma 2-2 Torino