Roma do të presë në shtëpi Pescaran të dielën në një duel që nuk pritet të jetë aspak i lehtë për Giallorosët.
Vendi: Olimpico, Romë
Koha: 27 nëntor (e dielë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Roma
Kostas Manolas dhe El Shaaraëy janë duke vuajtur nga probleme muskulore dhe janë në dyshim për duelin.
Mungesa e Manolas është lajm i keq për Spallettin i cili ka opsione të kufizuara në mbrojtje.
Pescara
Bosi i Pescaras Maurizio Oddo ka probleme të njëjta në mbrojtje dhe do të jetë pa katër qendër mbrojtësit e tij, po po. Cristiano Biraghi për këtë arsye do të zhvendoset në qëndër të mbrojtjes.
Top lojtarët
A e dini se?
Roma i ka fituar nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Janë shënuar së paku tri gola në shtatë ndeshjet e fundit të Romës në shtëpi.
Roma ka shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi.
Pescara ka humbur pesë ndeshjet e fundit në Serie A.
Roma ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në katër ndeshjet e fundit në Serie A.
Pescara ka dështuar të shënojë në katër ndeshjet e fundit në Serie A.
Analiza
Roma është përgjigjur pas disfatës nga Atalanta me një fitore të madhe në Europa League dhe do të provojë ta bartë formën edhe në Serie A.
Brengat e Pescaras qëndrojnë në fund të tabelës, ku ata janë kandidatë seriozë për t’u larguar nga elita pasi s’kanë siguruar as edhe një pikë të vetme në pesë ndeshjet e fundit.
Roma është favorite e pastër, por do të duhet të mbajë koncentrimin lart dhe të mos lejojë humbjen e epërsisë sikurse në Bergamo.