Roma për shumë njohës të futbollit dhe në Angli sidomos mund të jetë tashmë vetëm e kaluar në Ligën e Kampionëve, por vetëm kur kujtojmë Barcelonën, ky mendim ndryshon shpejt.
Vendi: Stadio Olimpico, Romë
Koha: 2 maj (e mërkurë), 20:45
Lajmet e fundit rreth ekipeve
Roma
Kostas Manolas, Cengiz Under, Kevin Strootman dhe Alessandro Florenzi do të kthehet në 11-shen startuese pasi kanë pasur pushim.
Mbrojtja e Romës kishte probleme të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë dhe Eusebio Di Francesco mund të kthehet në mbrojtje me katër lojtarë.
Një ndryshim në formacion mund të mundësojë rikthimin e Perottit në formacionin startues.
Rick Karsdorp dhe Gregoire Defrel janë lëndimet e vetme për skuadrën vendase.
Liverpooli
Jurgen Klopp bëri ndryshime ndaj Stokes, por pritet të kthehet në formacionin e zakonshëm të shtunën ndaj Romës.
Trent Alexander Arnold dhe kapiteni Jordan Henderson morën goditje në fundjavë, por pritet që të kthehen në kohë për t’u prballur me Romën.
Alex Oxlade – Chamberlain vuajti nga një lëndim dhe pritet të zëvëndësohet nga Gerginio Ëijnaldum.
Një lëndim në kofshë mbajti Manen jashtë në fundjavë, por pritet të kthehet ne formacion.
Adam Llallana ka udhëtuar me Liverpoolin, por duhet të pajtohet me një rol në stol.
Nuk priten ndryshime tjera nga skuadra që e shkatërroi Romën 5-2 në ndeshjen e parë.
Top lojtarët
Përballjet kokë më kokë
Fakte
Liverpooli është i pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve
Janë shënuar së paku tri gola në 8 nga 9 ndeshjet ef undit të LIverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Janë shënuar së paku tri gola në 3 ndeshjet e fundit të Romës në Ligën e Kampionëve.
Analizë
Roma do të ndjekë rezultatin me krenari pas asaj që bëri ndaj Barcelonës, por a do të ndodhë një befasi e tillë edhe një herë?
Liverpooli është favorit i pastër dhe tashmë ka treguar se jo vetëm di të mbrojë avantazhet, por edhe t’i zgjerojë.
Ekipi i Jurgen Klopp nuk do të jetë në asnjë moment i kontestuar për kualifikim.
Parashikim: Roma 3-2 Liverpool