Manchester City dhe Real Madridi do ta zhvillojnë sot (e martë) ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Etihad Stadium”, me dy skuadrat që synojnë finalen e madhe që luhet në Francë.
Për këtë ndeshjes, Citizens do të jetë pa Joao Cancelon që ka karton të kuq, ndërsa në dyshime janë Kyle Walker, Kevin de Bruyne dhe John Stones.
Në anën tjetër, Los Blancos vetëm pa Eden Hazardin, gjersa synojnë të marrin një fitore në udhëtim.
Analizë
Manchester City
Kyle Walker dhe John Stones janë dyshime për Manchester Cityn, por me pezullimin e Joao Cancelos, njëri do të rikthehet menjëherë në aksion.
Nathan Ake gjithashtu mund të luajë si mbrojtës i majtë, megjithëse Oleksandr Zinchenko është një opsion nëse Walker dështon të rikuperohet.
Gabriel Jesus ishte i përfshirë drejtpërdrejt në të katër golat e Cityt të shënuara në fitoren e tyre 5-1 ndaj Watfordit dhe do të shpresojë të ruajë vendin e tij pas kthimit të tij nga suspendimi, megjithëse Riyad Mahrez dhe Phil Foden mund të startojnë në sulm.
Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan duhet të paraqiten së bashku me Rodrin në mesfushë, megjithëse i pari kishte ca dhimbje në kyçin e këmbës.
🌟 #UCL READY! 🌟#ManCity pic.twitter.com/bzFs21tNIx
— Manchester City (@ManCity) April 26, 2022
Real Madrid
Eden Hazard është mungesa e vetme e Real Madridit për udhëtimin e tyre te Manchester City.
Eder Militao është i disponueshëm pasi ka vuajtur pezullimin e tij në ndeshjen e dytë kundër Chelseat dhe do të startojë së bashku me David Alaban.
Federico Valverde pritet të startojë në krahun e djathtë për Los Blancos në Mançester.
🤩 ¡LLEGÓ EL GRAN DÍA! 👊#UCL pic.twitter.com/q4BXI7iVe8
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 26, 2022
Statistika
Man City ka barazuar në pjesën e parë dhe ka fituar në kohën e plotë në tre ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Man City ka mbajtur portën e paprekur në katër ndeshjet e fundit (Ligën e Kampionëve).
Man City ka fituar tre ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Man City ka parë shënuar mbi 2.5 gola në 3 ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Janë shënuar nën 2.5 gola në tre ndeshjet e fundit të Man City (Ligën e Kampionëve).
Janë shënuar mbi 2.5 gola në tre ndeshjet e fundit të Real Madridit (Ligën e Kampionëve).
Man City ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Parashikim
Manchester City pritet të fitojë me një gol dallim ndaj Real Madridit
Formacionet e mundshme
Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Ake, Gundogan, Rodri, De Bruyne, Mahrez, Sterling, Foden.
Real Madrid: Courtois, Mendy, Alaba, Militao, Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Valverde, Benzema. /Telegrafi/