Barcelona do t’a kërkojë fitoren në një terren ku nuk ka fituar që plot nëntë vjet dhe kjo i nevojitet më shumë se kurrë katalanasve para El Clasicos më 3 dhjetor.
Vendi: Anoeta, San Sebastian
Koha: 27 nëntor (e dielë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Real Sociedad
Pa ndryshime për ekipin vendas, që janë në formë fantastike për momentin.
Ruben Pardo dhe Markel Bergara janë ende të lënduar, që do të thotë se David Zurutuza, Xabi Prieto dhe Asier Illarramendi pa dyshim se do të startojnë nga fillimi.
Illaramendi dhe Mikel Oyarzabal janë të vetmit njerëz më të avansuar në formacionin e vendasve.
Barcelona
Gerard Pique është riaftësuar plotësisht dhe do të fillojë ndeshjen përkrah Javier Mascheranos në qendër të mbrojtjes për skuadrën mysafire.
Denis Suarez do të jetë në pozitën e Andres Iniestas i cili mbetet i lënduar, me Luis Suarezin në gatishmëri dhe i rikthyer pas suspendimit.
Suarez do t’i prijë sulmit me Messin dhe Neymarin.
Top lojtarët
A e dini se?
Barcelona i ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.
Janë shënuar së paku tri gola në pesë ndeshjet e fundit të Barcelonës në udhëtim.
Real Sociedadi i ka fituar katër ndeshjet e fundit në shtëpi.
Barcelona ka shënuar së paku dy gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.
Real Sociedadi ka mbajtur portën të pa prekur në tri ndeshjet e fundit në shtëpi.
Real Sociedadi ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit në La Liga.
Real Sociedadi ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Barcelonës në të gjitha garat.
Analiza
Real Sociedadi ka fituar katër ndeshje radhazi në La Liga duke marrë 12 pikë ndaj Sporting Gijonit, Atleticos, Leganesit dhe Alavesit.
Vendasit kanë qenë solidë në Anoeta gjithmonë ndaj Barcelonës, me këta të fundit që nuk kanë shijuar fitoren në këtë stadim që nga koha e Frank Riijkardit, nga viti 2007.
Brcelona do të bëjë ç’mos që të kthehet nga rezultati dëshpërues te Malaga, ku barazoi pa gola me një ekip që përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë.
Megjithatë, përkundër faktit që Sociedadi do t’a dominojë lojën në ajër, rikthimi i Messit dhe Suarezit në formacion, do të ndikojnë që Barca të thyejë tabunë dhe të fitojë në një ndeshje dramatike pas plot nëntë vitesh në Anoeta.