Site icon Telegrafi

Parashikim: Real Madrid – Real Sociedad

Real Madridi do të mundohet me mish e shpirt ta mposhtë Real Sociedadin të dielën mbrëma për të shfrytëzuar barazimin e Barcelonës më herët gjatë ditës dhe në këtë mënyrë të krijojë avantazh edhe më të thellë në tabelë.

Vendi: Santiago Bernabeu
Koha: 29 janar (e dielë), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Real Madrid
Marcelo dhe Luka Modric janë dy lojtarët tjerë që po i nënshtrohen mjekimeve, pas lëndimeve që pësuan.
Nacho pritet që të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Danilon që do të vendoset në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Raphael Varane do të luftojë me kohën që të jetë në formacion, teksa Mateo Kovacic është në qendër të mesfushës.

Real Sociedad
Asier Illarramendi kthehet nga suspendimi dhe do të vendoset në bazë të mesfsuhës.
Hector do të startojë në krahune majtë të mbrojtjes pasi Yuri është i suspenduar.
Zaldua ka vuajtur me një lëndim në nyje këtë javë, por pritet që të vendoset në krahun e djathtë të mbrojtjes.

 

Top lojtarët

 

A e dini se?

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 25 nga 30 ndeshjet e fundit në La Liga.

Real Madridi ka fituar 14 nga 16 ndeshjet e fundit ndaj Real Sociedadit në të gjitha garat.

Real Madridi ka shënuar së paku tri gola në gjashtë ndeshjet ef fundit në shtëpi ndaj Real Sociedadit në të gjitha golat.

Real Madridi është i pamposhtur në 29 nga 30 ndeshjet e fundit në La Liga.

Janë shënuar së paku tri gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Realit në La Liga.

Real Madridi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit ndaj Real Sociedadit në të gjitha garat.

Real Sociedadi ka shënuar së paku dy gola në pes nga gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga.

Analiza

Real Madridi është i pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.

Ekipi i Zidanes është në formë të dobët, duke fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe u eliminua nga Kupa në mesjavë.

Real Sociedadi ka rezultate të mira në ndeshjet e fundit në udhëtim dhe do të hyjë në këtë sfidë shumë i motivuar. Baskët kanë katër fitore nga pesë ndeshjet e fundit në udhëtim, pavarësisht disfatës 5-2 nga Barcelona të enjtën.

Parashikimi: Real Madrid 2-2 Real Sociedad

Exit mobile version