Real Madridi e pret Granadan në shtëpi në duelin nismëtar pas pushimit në La Liga.
Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: 7 janar (e shtunë), 13:00
Lajmet rreth ekipeve
Real Madridi
Sergio Ramos është i suspenduar për vendasit dhe duke marrë parasysh që Pepe po vuan nga një problem në ije, Zinedine Zidane duhet të luajë me zgjedhjet e dyta.
Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema do të kthehen në formacion pasi qëndruan në stol në fitoren ndaj Sevillas në Kupë.
Gareth Bale dhe Lucas Vasquez janë të dy të lënduar, që do të thotë se James Rodriguez do të marrë një tjetër mundësi në krahun e djathtë të sulmit.
Granada
Uche kthehet nga suspendimi dhe luan në mesfushë, teksa Jon Toral vetëm sa është kthyer nga lëndimi, Isaac Cuenca pritet të startojë në krahun e majtë teksa Dimitri Foulquier pritet që po ashtu të startojë në krahun e djathtë.
Top Lojtarët
A e dini se?
Real Madridi ka fituar 18 nga 21 ndeshjet e fundit në La Liga.
Janë shënuar së paku tri gola në 21 nga 24 ndeshjet e fundit të Real Madridit në shtëpi në La Liga.
Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 18 nga 21 ndeshjet e fundit në shtëpi.
Real madridi ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Granadas në të gjitha garat.
Granada ka dështuar që të fitojë në 16 nga 17 ndeshjet e fundit në La Liga.
Analiza
Vendasit kanë fituar katër ndeshjet e fundit në Santiago Bernabeu dhe kanë vetëm një ndeshje pa pranuar gol.
Herën e fundit Reali ka pasur nevojë për një rikthim spektakolar ndaj Deportivos, një pozitë që nuk duhet ta lejojë Zidane sërish.
Granada ka dështuar të fitojë në tri ndeshjet e fundit, kurse tash e pret një tjetër test e barrierë vështirë e kalueshme.
Parashikimi: Real Madrid 4-1 Granada