Osasuna e pret Barcelonën në një duel të nxehtë që pritet të zhvillohet në Pamplona. Për Blaugranët, fitorja është opsioni i vetëm.
Vendi: Reyno de Navarra, Pamplona
Koha: 10 dhjetor (e shtunë), ora 13:00
Lajmet rreth ekipeve
Osasuna
Osasuna nuk ka më brenga me lëndime, teksa Flano dhe Digard janë të vetmit që janë duke u kuruar.
Oriol Riera do të luajë si njeriu kryesor i tyre, por ai do të jetë i vetëm pasi që një lojtar tjetër pritet që të jetë në një formacion defensiv, pasi ashtu e do puna ndaj Barcës.
Goran Causic mund të jetë partner në mesfushë me Imanol, teksa Oier do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të Alex Berenguer.
Barcelona
Andres Iniesta do të startojë në këtë takim.
Samuel Umtiti është mjaft i përgatitur për këtë duel dhe do të jetë para Mascheranos në formacion në qendër të mbrojtjes, me Piquen i cili do të jetë në dyshim për këtë duel.
Arda Turan do të startojë në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa Neymar ka një problem muskulor dhe është edhe i suspenduar.
Arda Turan shënoi hettrik në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Top Lojtarët
A e dini se?
Barcelona ka fituar nëntë ndeshjet e fundit nga 11 të tilla në La Liga.
Barcelona ka barazuar në tri ndeshjet e fundit në La Liga.
Barcelona ka shënuar së paku dy gola në 10 ndeshjet e fundit nga 11 të tilla ndaj Osasunas në të gjitha garat.
Osasuna ka humbur katër ndeshjet e fundit në La Liga.
Osasuna ka humbur në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit në La Liga.
Barcelona ka barazuar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në tri takimet e fundit.
Mes Osasunas dhe Barcelonës janë shënuar së paku tri gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit.
Osasuna ka pranuar së paku dy gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit.
Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Liga.
Analiza
Osasuna ka humbur katër ndeshjet e fundit, duke humbur edhe nga Gijoni dhe Granada.
Vendasit kanë shënuar vetëm një gol përgjatë kësaj periudhë dhe ende nuk kanë sjellë një fitore në shtëpi që prej rikthimit në La Liga.
Barcelona ka barazuar në tri ndeshjet e fundit në Spanjë dhe do të tentojë të rikuperojë pikët në tabelë me një fitore të sigurtë ndaj Osasunas.