Site icon Telegrafi

Parashikim: Milan – Genoa

Carlos Bacca shënoi përsëri për Milanin ndaj Juventusit

Milani do të ketë punë me Genoan në sfidën e cila zhvillohet në San Siro.

Vendi: San Siro, Milano
Koha: 18 mars (e shtunë), 20:45

Lajme rreth ekipeve

Milan
Vincenzeo Montella mund të jetë pa potencialist shtatë startues për shkak të lëndimit dhe suspendimit.
Gianluca Lapadula do të startojë në sulm duke parë mungesën e Carlos Baccas dhe Susos.

Genoa
Nicolas Burdisso është i suspenduar dhe do të zëvëndësohet nga Santiago Gentiletti në mbrojtjen me tri njerz të Genoas.
Isaac Cofie dhe Olivier Ntcham janë në garë për një vend në mesfushë.

A e dini se?

Janë shënuar më pak se tri gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Genoas.

Genoa ka dështuar të fitojë 11 nga 12 ndeshjet e fundit në Serie a.

Analiza

Humbja nga Juventusi e pa Milanin jashtë top gjashtëshes dhe tash ata duhet që të kthehen në binarë duke vënë Atalantan në presion të vazhdueshëm.

Genoa tash ka humbur dy derbit ndaj Sampdorias këtë sezon dhe humbja e fundit do të vë presion në ekipin nga tifozët e tyre.

Milani nuk ka shancë më të mirë për të luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve pasi Genoa vuan nga forma e keqe, por mungesa e shumë lojtarëve mund të ndikojë në lojën e Milanit.

Parashikimi: Milan 2-1 Genoa

Exit mobile version