Milani do të provojë që të vazhdojë serinë e mirë në vendet e para të tabelës duke mposhtur Crotonen në shtëpi, një duel që nuk pritet të jetë i lehtë për Rossonerët.
Vendi: San Siro, Milano
Koha: 4 dhjetor (e diel), 12:30
Lajmet rreth ekipeve
Milan
Carlos Bacca është parë në ndeshjen e Sevillas ndaj Valencias dhe atij nuk i ka interesuar fare ndeshja e ekipit të tij ndaj Empolit, e kjo ka nxitur spekulime për një largim në janar. Ai mund të kthehet në formë të mirë fizike, por është e pa qartë nëse do të kthehet në formacionin startues.
Gianluca Lapadula mund të jetë nga minuta e parë në formacionin e Vincenzo Montellas.
Crotone
Bruno Martella ka të gatshëm Djamel Mesbah pas lëndimit. Diego Falcinelli do të udhëheqë sulmin pasi shënoi javën e kaluar.
A e dini se?
Crotone ka humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim në Serie A.
Janë shënuar së paku tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.
Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit në Serie A.
Milani është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në Serie A.
Crotone ka pranuar së paku dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në udhëtim.
Milani ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Serie A.
Analiza
Milani mposhti Empolin në atë që u mendua të jetë një ndeshje tjetër më e komplikuar, por Rossonerët kanë mprehtësinë e duhur në sulm.
Crotone ka marrë një pikë të dobishme ndaj Sampdorias javën e kaluar, por atyre do t’u duhet një fitore për të dalë nga fundi i tabelës. Nuk do të jetë lehtë ndaj Milanit, por ata do të sfidojnë shumë Rossonerët.
Vendasit janë favoritët e qartë, por ata do të duhet të shmangin gabimet e njëjta sikurse ndaj Empolit dhe në mungesë të Bonaventuras mund të ndikohet edhe performanca e Milanit.