Skuadra më e trofeshme italiane, Milani, do të ketë përballë Chievon në një tentim për t’u rikthyer në garën për Ligën e Kampionëve.
Vendi: San Siro, Milano
Koha: 4 mars (e shtunë), 20:45
Milan
Vincenzo Montella po tenton të rikueprojë Abaten dhe Romagnolin sa më shpejt që është e mundur edhe pse pritet që ata te jenë jashtë ndeshjes.
Jose Sosa është favorit të startojë sërish, duke lënë Locatellin në bankë.
Chievo
Perparim Hetemaj është i suspenduar dhe nuk do të luajë në San Siro.
Nicola Rigoni dhe Jonathan de Guzman po luftojnë për një vend në krahun e djathtë të mesfushës.
Top lojtaret
A e dini se?
Milani ka fituar 11 ndeshjet e fundit ndaj Chievos në të gjitha garat.
Milani s’ka pranuar gol në 6 nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Chievos në të gjitha garat.
Analiza
Milani me qykë të zorrit i ka fituar ndeshjet e fundit, duke parë performancat jo të mira që kanë shfaqur Rossonerët.
Nëse Rossonerët fitojnë, atëherë do të bëjnë presion në tabelë mbi rivalin e përbetuar, Interin, që po lufton për Ligën e Kampionëve. Shumë do të varet për skuadrat milaneze nga rezultati i Napoli – Roma, ku një fitore e Napolit do ti shuante gjasat e të dyja skuadrave për një vend në garën elite të futbollit evropian.
Vendasit duhet që të vazhdojnë të fitojnë ndeshje që të mbajnë presionin e lartë, por mbetet të shihet nëse do t’ia dalin një fitore ndaj Chievos e cila do të arrihet me shumë vështirësi.
Parashikimi: Milan 2-0 Chievo