Telegrafi

Parashikim: Middlesbrough – Manchester United

Middlesbrough në krizë e pret Manchester Unitedin në nevojë për pikë mesditën e të dielës.

Vendi: Riverside stadium, Middlesbrough
Koha: 19 mars (e dielë), 13:00

Lajmet rreth ekipeve

Middlesbrough
Middlesbrough nuk ka menaxher pas shkarkimit të Aitor Karankas dhe mund të jetë pa lojtarët kyç si Chambers, Friend, Rudy Gestede, Bernardo dhe Dnieal Ayala.

Manchester United
Mourinho ka vendsour të vë në fushë ekipin më të mirë.
Tekniku portugez e di se vetëm fitorja vlen ndaj Middlesbrough andaj ekipi i Djajve të Kuq hyn shumë i motivuar.

A e dini se?

Manchester United është i pamposhtur në 17 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Middlesbrough ka dështuar të shënojë në 6 nga 8 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar më pak se tri gola në 5 ndeshjet e fundit të Middlesbrough.

Manchester United është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit ndaj Middlesbrough në të gjitha garat.

Middlesbrough ka dështuar të fitojë në 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar më pak se tri gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit në Ligën Premier.

Manchester United ka shënuar së paku 2 gola në 4 ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Middlesbrough në të gjitha garat.

Analiza

Middlesbrough është vetëm tri pikë larg zonës që siguron mbetjen në ligë, por ekipi është më i dobëti në sulm këtë sezon në Ligën Premier me 19 gola të shënuar.

Manchester United është ende në Ligën e Evropës dhe në luftë të madhe për top katërshen, gjë që motivon mysafirët.

Humbja e Arsenalit të shtunën dhe potencialisht një lëshim pikësh nga Liverpooli e sheh Unitedin tejet të motivuar për të triumfuar dhe këtë Djajtë edhe do ta arrijnë në një ndeshje të luftuar.

Parashikimi: Middlesbrough 0-2 Manchester United