Manchester United e pret Celta Vigon në shtëpi në ndeshjen kthyese në kuadër të Europa Leagues.
Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: 11 maj (e enjte), 21:05
Lajmet rreth ekipeve
Manchester United
Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, ka aluduar në aspekte të ekipit të tij në fitoren ndaj Arsenalit ku ekipi i tij humbi 2-0 dhe ku pushoi lojtarët kryesorë të cilët kthehen në formacion.
Marouane Fellaini mund të kthehet po ashtu në formacion.
Nëse marrim parasysh se Henrikh Mkhitaryan ka luajtur 61 minuta dhe Martial luajti ndeshjen e plotë, atëherë pritet që Micky të startojë.
Celta Vigo
Giuseppe Rossi është i vetmja mungesë e madhe afatgjate te Celta, ekip që pushoi lojtarët kryesorë në humbjen 3-0 ndaj Malagas të dielën mbrëma.
Top lojtarët
A e dini se?
Janë shënuar më pak se tri gola në gjashtë ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit në Europa Ligë.
Manchester United është i pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit në Ligën e Evropës.
Analiza
Manchester United ka një avantazh të lehtë në ndeshjen kthyese të ndeshjes së Europa League pasi Rashford shënoi golin e vetëm në Spanjë. Ecuria prej 25 ndeshjesh pa humbje në Ligën Premier erdhi në fund këtë fundjavë ku Mourinho pushoi lojtarët kryesorë për këtë ndeshje.
Celta Vigo zhgënjeu adhuruesit vendas në ndeshjen e parë. Ata humbën pesë ndshje radhazi para ndeshjes sonte teksa nuk kanë shënuar në tri ndeshjet e fundit.
United nuk ka humbur një ndeshje me kthim në garat evropiane pasi fitio ndeshjen e parë që një kohë të gjatë dhe duke parë pedigrenë e Mourinhos për skenën evropiane, atëherë mund të vlerësohet se United do të ketë një punë të lehtë në sfidën kthyese.
Parashikimi: Manchester United 2-0 Celta Vigo