Manchester Cityn e pret Chelsean në top formë me gjashtë fitore radhazi, në duelin i cili pritet të jetë një betejë e vërtet taktike mes dy strategëve, Pep Guardiolas dhe Antonio Contes.
Vendi: Etihad Stadium, Mançester
Koha: 3 dhjetor (e shtunë), 13:30
Lajmet rreth ekipeve
Man City
Pep Guardiola ka dëshirë që të shkaktojë befasi taktik ndaj rivalëve dhe kjo pritet edhe të shtunën. Ai mund të kopjojë formacionin e Chelseat me tri mbrojtës, që do të thoët se Fernandinho mund të kthehet prapa në mesfushë teksa Kompany është i lënduar. Bacary Sagna dhe Kolarov mund të startojnë në vijën e mbrojtjes me tri lojtarë.
Yaya Toure ka startuar në dy ndeshjet e fundit të Cityt dhe ai mund të jetë sërish nga minuta e parë marrë parasysh nivelin e ndeshjes.
Raheem Sterling u detyrua që të largohet nga ndeshja fituar me rezultat 2-1 ndaj Burnleyt dhe është në dyshim të madh për sfidën.
Chelsea
Asnjë ndryshim nuk pritet te Chelsea nga Antonio Conte, i cili do të zgjedhë 11-shen e njëjtë. Terry dhe Obi Mikel mbeten jashtë fushave teksa Kurt Zouma dhe Marco van Ginkel nuk janë të gatshëm që të rikthehen në formacion.
Pedro ka ruajtur perforamncat e tij më të mira për ndeshjet si vendas, duke realizuar kontributin në tetë gola në shtëpi. Për këtë arsye ai mund edhe të mos luajë në udhëtimin e vështirë.
Diego Costa mbetet vetëm një karton të verdhë larg suspendimit.
Top lojtarët
A e dini se?
Chelsea ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
City ka barazuar në tri ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Permeir.
Chelsea ka mbajtur portën të pa prekur në tri ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën Premier.
Chelsea ka shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Në ndeshjet e Manchester Cityt janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit ndaj Chelseat.
Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Manchester Cityt në shtëpi.
Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Chelseat në udhëtim në Ligën Premier.
Analiza
Ndeshja e cila pritet me padurim do të karakterizohet me vlerësime taktike nga të dy trajnerët të cilët do të tentojnë të shfrytëzojnë rastin dhe të përfitojnë nga ky duel direkt në luftën për titull. Ekipi i Antonio Contes ka pësaur vetëm një gol në në shtatë ndeshjet e fundit dhe kjo i bën Blutë favoritë.
City në anën tjetër nuk ka arritur të mbajë portën të pa prekur në ndeshjet e fundit, pasi që nuk ka balancin në mbrojtje. Në dy ndeshjet e fundit City ka fituar ngushtë dhe do të duhet që të përmirësohet nëse dëshiron ta mposhtë Chelsean.
Ekipi i Guardiolas ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Chelseat, por Conte i cili ishte një nga menaxherët prej të cilit kishte më së shumti frikë Guardiola prej kalimit të tij në Ligën Premier mund të vazhdojë formën e mirë të skuadrës së tij me një tjetër fitore që pritet të vijë këtë fundjavë.