Site icon Telegrafi

Parashikim: Liverpool – Man City

Liverpooli do të ketë rastin që të dëshmojë nëse ka fuqi të luftojë për titull pikërisht ndaj një pretendenti si Manchester City, por në këtë periudhë kundërshtar më të keq për Liverpoolin s’ka mundur të ekzistojë.

Vendi: Anfield Road, Liverpool
Koha: 31 dhjetor (e shtunë), 18:30

Lajmet rrreth ekipeve

Liverpool
Philippe Coutinho ka humbur luftën me kohën që të jetë në lojë ndaj Cityt dhe ai nuk do të jetë në fushë.
Joel Matip po ashtu është është jashtë këtij dueli për shkak të një lëndimi në nyje.
Emre Can dhe Daniel Sturridge janë duke luftuar që të jenë në formacion para Ëijnaldum dhe Divock Origit.

Manchester City
Sergio Aguero ka kryer suspendimin dhe do të jetë në fushë. John Stones është në dyshim dhe vështirë se do të paraqitet për shkak të një lëndimi në gju. Yaya Toure mund të mbetet në bankë në vend të Fernandos, i cili do të sillte më shumë energji në mesfushë ndaj mesfushës dinamike të Liverpoolit.

A e dini se?

Në ndeshjet mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt janë shënuar së paku tri gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit.

Liverpooli është i pamposhtur në 16 neshjet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli është i pamposhtur në 15 ndeshjet në shtëpi ndaj Manchester Cityt në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë ndeshjet e fundit të Manchester Cityt në udhëtim.

Manchester City ka shënuar së paku dy gola në tetë ndeshjet e fundit nga nëntë të tilla në udhëtim në Ligën Premier.

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Manchester City ka fituar tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit nga gjashtë të tilla në shtëpi ndaj Cityt në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Liverpool - Man City

Analiza

Liverpooli arriti që të përmbysë disavantazhin ndaj Stoke Cityt dhe ka interesim që të vazhdojë formën e mirë edhe ndaj Cityt.

City është vetëm një pikë prapa Liverpoolit në kampionat, por ekipi i Guardiolas nuk është në formën më të mirë për momentin. Tashmë ekipi i spanjollit po tenton që të ri-gjejë veten në performancat e filllimit të sezonit dhe për The Reds sfida do të jetë problematike.

Klopp dhe Guardiola përballen për herë të parë që pas ardhjes në Angli, duke ri-inicuar rivalitetin në Bundesliga. Klopp është vetëm një nga dy trajnerët që ka pmoshtur Guardiolën më shumë se sa në dy ndeshje dhe gjermani do të tentojë të zgjerojë ecurinë e rezultateve pozitive ndaj spanjollit.

Parashikimi: Liverpool 3-2 Manchester City

Exit mobile version