Deportivo La Coruna në nevojë të madhe për pikë e pret Barcelonën e pandalshme në një duel që mund të jetë shumë përcaktues për epilogun e këtij sezoni në La Liga.
Vendi: Estadio Riazor, A Coruna
Koha: 12 mars (e dielë), 16:15
Lajmet rreth ekipeve
Deportivo La Coruna
Florin Andone dhe Pedro Mosquera do të mungojnë për shkak të suspendimeve për ekipin vendas, pasi morën kartonë të verdhë së fundmi.
Joselu pritet të startojë në maje të sulmit me Alex Bergantinos potencialisht në luftë për një vend në mesfushë nëse Guilherme nuk është gati për fundjavë.
Sidnei ka pësuar një goditje, që e sheh Raul Albentosan të rikthyer në ekip në qendër të mbrojtjes përkrah Alejandro Arribas.
Barcelona
Pasi e pa Real Madridin duke lëshuar pikë, është e vështirë që ekipi i Enriques të mendojë për një rotacion të skuadrës këtë fundjavë.
Jordi Alba dhe Sergi Roberto pritet të jenë ata që mund të jenë pjesë e një rotacioni, por vetëm nëse vizitorët kthehen në sistemin 4-3-3.
Andre Gomes mund ta zëvëndësojë Ivan Rakiticin në mesfushë, me Arda Turanin që po ashtu po shtyn përpara pasi bëri impakt nga pankina në sfidën sensacionale të mesjavës.
Top lojtarët
A e dini se?
Barcelona ka shënuar së paku 4 gola në 4 ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Deportivo La Corunas.
Barcelona është e pamposhtur në 19 ndeshjet e fundit në La Liga.
Barcelona ka fituar 5 ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Deportivos në të gjitha garat.
Janë shënuar së paku tri gola në 6 ndeshjet e fundit të Barcelonës.
Barcelona ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 4 ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Deportivos në të gjitha garat.
Barcelona ka fitaur në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në La Liga.
Deportivo ka dështuar të fitojë një ndeshje në 9 nga 10 ndeshjet ef undit në La Liga.
Analiza
Deportivo është e pamposhtur që kur drejtimin e skuadrës e mori Pepe Mel duke barazuar me Atleitcon dhe Betisin.
Megjithatë, pak vlen të thuhet për formën e Barcelonës pas asaj që ndodhi në mesjavë dhe vetëbesimi në kampion katalanas është i lartë.
Parashikimi: Deportivo La Coruna 1-4 Barcelona