Telegrafi

Parashikim: Juventus – Roma

Juventusi e pret Romën në ndeshjen kryesore në futbollin italian këtë të shtunë mbrëma.

Vendi: Juventus Stadium, Torino
Koha: 17 dhjetor (e shtunë), 20:4

Lajmet rreth ekipeve

Juventus
Massimiliano Allegri po punon në një mbrojtje me katër njerëz për t’i dhënë më shumë liri Miralem Pjanicit mes mesfushës dhe sulmit.
Pothuajse e gjithë skuadra është në dispozicion të Allegrit, i cili duhet që të bëjë zgjedhje të vështira, sidomos në sulm, tash që Dybala është kthyer.
Mario Mandzukic ka treguar formë të lartë së fundmi, por Dybala dhe Higuain janë dy zgjedhjet e para të trajnerit.

Roma
Bruno Peres i është shtuar listës së lëndimeve te Roma pasi doli nga ndeshja e fundit me një problem në nyje.
Mario Rui nuk është i përgatitur plotësisht, teksa Luciano Spalletti do të ketë opsione të limituara për të mbuluar mungesën e Peresit, që do të thtoë se Antonio Rudiger do të duhet që të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Mohamed Salah është lënë jashtë aksionit për Romën deri pas Kupës

Top lojtarët

A e dini se?

Juventusi ka fituar 24 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 12 nga 14 ndeshjte e fundit në shtëpi.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 12 neshje në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në nëntë ndeshjet e fundit të Juventusit në Serie A.

Roma është e pamposhtur në 30 nga 33 ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Romës në të gjitha garat.

Analiza

Juventusi ka mposhtur Atalantan dhe ka triumfuar në derbin e Torinos së fundmi duke dërguar mesazh të fortë se në Sereie A ata janë baballarët për momentin.

Roma ka tri fitore rresht së fundmi dhe sinjali i tyre ishte fitorja ndaj Milanit në shtëpi të hënën. Por, për të arritur Juventusin, romamkët duhet të mposhtin Bianconerët, një mision aspak i lehtë ky.

Juventusi do të ishte i lumtur që të barazonte me Romën, dhe të zgjeronte epërsinë në tabelë në katër pikë, por Allegri dëshiron të fitojë dhe që llogaritë për Sucdeto sa më herët t’i përfundojë.

Parashikimi: Juventus 3-1 Roma