Site icon Telegrafi

Parashikim: Juventus – Lazio

Getty Images

Juventusi e ka rastin ta fitojë trofeun e parë këtë sezon në finalen e Kupës së Italisë që zhvillohet në Olimpico ndaj skuadrës kryeqytetase, atë të Lazios.

Vendi: Stadio Olimpico, Romë
Koha: 17 maj (e mërkurë), 21:00

Lajmet rreth ekipeve

Juventus
Pasi pushoi lojtarët ndaj Romës të dielën, Massimiliano Allegri siguristh se do të vë 11-shen e tij të parë në funksion.
Dani Alves dhe Paulo Dybala do të performojnë nga minuta e parë, kurse dyshimet e vetme janë në mesfushë.
Khedira ende nuk është në gjendje të plotë gatishmërie, kurse Mario Lemina është kandidat për të zëvëndësuar reprezentuesin gjerman.

Lazio
Simone Inzaghi shpreson që të rikuperohet Marco Parolo për këtë ndeshje e të ketë më shumë opsione në formacion.
Nëse mesfushori është në gjendje gatishmërie, Senad Lulic mund të luaj në treshen sulmuese.
Felipe Anderson për këtë arsye do të lëshojë vendin në sulm për të lënë hapësirë për Keiat Balden.

A e dini se?

Juventusi ka mbajtur portën të pa prekur në 6 ndeshjet e fundit ndaj Lazios në të gjitha garat.

Juventusi ka fitaur gjashtë ndeshjet e fu ndit ndaj Lazios në të gjitha garat.

Juventusi ka fitaur në pjesë të parë dhe në fund tëndeshjes në 5 nga 7 ndeshjet e fundit ndaj Lazios në të gjitha garat.

Juventusi dhe Lazio kanë parë nga tri gola të shënuar së paku në 7 nga 8 duelet e tyre në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Juventusit në Copa Italia.

Juventusi ka shënuar së paku 2 gola në 4 ndeshjet e fundit në Copa Itaila.

Juventusi ka shënuar së paku 2 gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Lazios në të gjitha garat.

Lazio ka shënuar së paku 2 gola në 4 ndeshjet e fundit në Copa Italia.

Analiza

Juventusi ka humbur 3-1 ndaj Romës të dielën, por festimi për titull është shtyrë tutje. Bianconerët pushuan lojtarët kryesorë për të qenë të gatshëm atëherë kur atyre u duhen më së shumti.

Lazio ka aplikuar po ashtu rotacion ndaj Fiorentinës dhe pagoi shtrenjtë për këtë me humbje në Artemio Franchi. Sidoqoftë, Lazio ka siguruar pozitën në tabelë dhe tash fokusin ka vetëm në finale.

Bianconerët kanë katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur, tri prej të cilave janë përcaktuese për trofe. Ata nuk janë në formën më të mirë të tyre, por kanë preferuar të humbin ndeshje të caktuara për t’u përgatitur për ato ndeshje që ja vlen. Lazio ka lëshuar pikë në ndeshjet e fundit, por ka luajtur futboll të mirë në proces.

Është e vështirë të parashikohet se Juventusi mund të humbasë ndeshje në shtëpi dhe ka mposhtur Lazion dy herë në këtë sezon pa pranuar gol. Përparësia e Lazios është që ndeshja zhvillohet në Olimpico, por kjo mund të mos jetë e mjaftuar ndaj Juventusit mjaft të uritur për trofe.

Parashikimi: Juventus 1-1 Lazio (kualifikohet Juventusi pas vazhdimeve dhe ekzekutimit të penaltive, ku vendimtar tregohet Buffon duke pritur penaltinë vendimtare).

Exit mobile version