Interi e pret Chievon në ndeshjen ku do ta kërkojë fitoren e pestë radhazi në Serie A dhe e cila kthen Nerazzurët në luftën për titull.
Vendi: Giuseppe Meazza, Milano
Koha: 14 janar (e shtunë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Interi
Me Marcelo Brozovicin të suspenduar dhe Felipe Melon të larguar, Kondogbia pritet të startojë.
Stefano Pioli po ashtu e ka të gatshëm edhe Gary Medelin, por ai nuk pritet që të startojë.
Chievo
Nicola Rigoni dhe Përparim Hetemaj nuk udhëtojnë fare në Meazza, kështu që opsionet e Rolando Maranit në messfushë.
Jonathan de Guzman do të jetë në një rol më të thellë në mesfushë.
Top lojtarët
A e dini se?
Interi ka barazuar në pjesë të parë dhe ka fituar në fund të takimit në tri ndeshjet e fundit.
Interi ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Serie A në shtëpi.
Interi është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit ndaj Chievos në të gjitha garat.
Në pesë ndeshjet e fundit mes Interit dhe Chievos janë shënuar më pak se tri gola.
Interi ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Janë shënuar së paku tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Interit në Serie A.
Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit të Chievos në Serie A.
Analiza
Interi ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Serie A, që është ecuria më e gjatë e fitoreve në kampionat bashkë me Juventusin. Milani ka një ndeshje më pak, por Nerazzurët janë duke ardhur në shpejtësi të madhe.
Chievo ka pësuar dy humbje një pas tjetrës dhe duhet që të ri-fitojë fokusin pas pushimeve dimërore, e kjo do ta bëjë të vështirë duelin për vendasit.
Përmirësimet e Interit kanë qenë të qarta, sidomos në mbrojtje, pasi që zikaltrit kanë pranuar vetëm një gol në katër ndeshjet e fundit. Pritet një fitore e Interit në këtë duel.
Parashikimi: Inter 3-1 Chievo