Site icon Telegrafi

Parashikim: Genoa – Juventus

Juventusi ka shënuar fitore në mesjavë dhe trendin pozitiv do të bëjë të pamundurën që ta vazhdojë edhe në udhëtimin e vështirë te Genoa.

Vendi: Stadio Luigi Ferraris, Gjenovë
Koha: 27 nëntor (e dielë), 15:00

Lajmet rreth ekipeve

Genoa
Leonardo Pavoletti do të jetë jashtë fushave për një dëmtim në gju, kështu që Giovanni Simeone do të jetë titullar në sulm.
Luca Rigoni do të zhvendoset në mesfushë pasi luajti në sulm për disa ndeshje duke mbuluar mungesën e Miguel Velosos.

Lexo po ashtu Juventusi i prekur nga lëndimet para udhëtimit te Genoa

Juventus
Paulo Dybala është afër që të kthehet në fushë, por nuk do të rrezikohet në këtë takim. Njëjtë edhe për Higuain, i cili ka një lëndim të lehtë, por argjentinasi pritet të luajë.
Mandzukic do të jetë për 90 minuta në terren, me Moise Kean që po ashtu do të shoqërojë kroatin pasi bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve në moshën 16 vjeçare.

Top lojtarët

A e dini se?

Juventusi ka fituar 34 nga 38 ndeshjet e fundit në Serie A.

Në ndeshjet mes Genoas dhe Juventusit janë shënuar më pak se tri gola në shtatë ndeshjet e fundit.

Juventusi ka mbajtur portën të pastër në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Juve ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit ndaj Genoas në të gjitha garat.

Janë realizuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Juventusit në Serie A.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

Genoa është e pamposhtur në shtëpi në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Genoa - Juventrus

Analiza

Humbja e Genoas ndaj Lazios në Olimpico jo vetëm ishte e keqe nga rezultati, por edhe për shkak të lëndimeve dhe suspenimeve.

Juventusi është në situatë të mirë në tabelë dhe vjen nga një fitore në Ligën e Kampionëve, ku tash ka katër fitore radhazi në të gjitha garat.

Ecuria e Juventusit mund të ndalet vetëm nga vet ekipi i tyre – lodhja mund ta bëjë të veten. Sidoqoftë, Allegri ka pak opsione në sulm nëse do t’i duhen ndaj Genoas, por një fitore duket të jetë e pashmangshme.

Parashikimi: Genoa 1-2 Juventus

Exit mobile version