Site icon Telegrafi

Parashikim: Empoli – Milan

MILAN, ITALY - NOVEMBER 20: Fernandez Suso of AC Milan celebrates his second goal during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on November 20, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Milani do të tentojë t’i kthehet fitores pas barazimit në derbi ndaj Interit, por për ta bërë këtë do ta ketë një punë të vështirë në transfertë te Empoli.

Vendi: Stadio Carlo Castellani, Empoli
Koha: 26 nëntor (e shtunë), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Empoli
Alberto Gilardino dhe Massimo Maccarone janë në garë për një pozitë si titullarë në formacionin e Empolit bashkë me Manuel Pucciarellin.

Lexo po ashtu Milan pa Baccan dhe katër të tjerë ndaj Empolit

Milani
Alessio Romagnoli do të kthehet në stol pas mungesës në derbi për problem fizik.
Gianluca Lapadula do të përfitojë nga mungesa e Baccas dhe do të startojë. Ky i fundit është i lënduar.

A e dini se?

Empoli ka dështuar të shënojë në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Milanit në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit të Milanit në udhëtim.

Milani është i pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit ndaj Empolit në të gjitha garat.

Milani ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit si mysafir te Empoli në të gjitha garat.

Milani është i pamposhtur në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në Serie A.

Ndeshjet kokë më kokë

Empoli 2-2 Milan, 23.01.2016, Serie A
Milan 2-1 Empoli, 29.08.2015, Serie A
Milan 1-1 Empoli, 15.02.2015, Serie A
Empoli 2-2 Milan, 23.09.2014, Serie A
Empoli 1-3 Milan, 09.03.2088, Serie A

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Empoli - Milan, starton Veseli

Analiza

Pas fitores prej 4-0 ndaj Pescaras, Empoli do të tentojë të vazhdojë me rezultate pozitive.

Milani ishte shumë afër fitores në derbi, përkundër faktit se vuajti gjatë gjithë takimit. Tani Rossonerët janë baraz me pikë me Romën në vendine dytë dhe të dyja ekipet kanë kundërshtarë të favorshëm këtë fundjavë.

Vizitorët janë favoritët e pakontestueshëm për këtë duel përkundër mungesës së sulmuesit kryesor. Mbrojtja nuk do të jetë aq shumë problem për Milanin, pasi Empoli ka shënuar në vetëm dy ndeshje nga 13 gjithsejt këtë sezon.

Parashikimi: Empoli 0-2 Milan

Exit mobile version