Dortmundi do të presë Benfican në duelin kthyes në kuadër të Ligës së Kampionëve pas disfatës që gjermanët pësuan në Lisbonë.
Vendi: Signal Iduna Park, Dortmund
Koha: 8 mars (e mërkurë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Dortmund
Sven Bender dhe Sebastian Rode nuk kanë luajtur në vitn 2017, me Marco Reus që do të mungojë po ashtu në ndeshjen kthyese për shkak të një dëmtimi në kofshë. Gotze po ashtu është jashtë për shkak të të një dëmtimi.
Raphael Guerreiro dhe Marcel Schmelzer janë vetëm një karton larg suspendimit për ndeshjen e radhës nëse skuadra e tyre kualifikohet.
Benfica
Nelson Semedo mungoi për shkak të suspendimit në ndeshjen e parë, por Alex Grimaldo dhe Filipe Augusto po ashtu pritet të mungojnë për shkak të lëndimeve.
Lubomir Fejsa nuk ka luajtur që nga 19 shkurti për shkak të një lëndimi në nyje dhe mbetet në dyshim.
Pizzi, Fejsa dhe Samaris janë vetëm një karton larg suspendimeve nëse skuadra e tyre kualifikohet.
Top lojtarët
Analiza
Dortmundi ka qenë pa fat në sfidën e parë duke humbur 1-0 edhe pse kishte penalti, por e ka rastin që në shtëpi të realizojë rikuperimin. Gjermanët janë në top formë pas fitores prej 6-2 ndaj Bayer Leverkusenit në fundjavë.
Benfica ka fituar secilën nga shtatë ndeshjet e fundit konkurruese, por katër nga pesë humbjet e tyre këtë sezon kanë ardhur në udhëtim.
Parashikimi: Dortmund 3-1 Benfica