Site icon Telegrafi

Parashikim: Chelsea – WBA

Nga Chelsea thonë se klubi tash dallon shumë nga ai që ishte dikur

Chelsea do ta kërkojë fitoren e nëntë radhazi në Ligën Premier ndaj WBA-së, që do të jetë gjithçka tjetër, pos një misioni të lehtë për Blutë e Londrës.

Vendi: Stamford Bridge, Londër
Koha: 11 dhjetor (e dielë), 13:00

Lajmet rreth ekipeve

Chelsea
Chelsea hyn në ndeshjen e të dielës ndaj WBA-së me brennga nga lëndimet. Matic mungoi në fitoren ndaj Cityt për një problem muskulor, teksa Pedro dhe Diego Costa u detyruan të largoheshin nga loja për shkak të dëmtimeve.
Që të tri pritet të rikuperohen dhe mund të startojnë, edhe pse Fabregas dhe Willian janë në pritje. Oscar është i sëmurë dhe nuk do të paraqitet.
Antonio Conte thotë se do të bëjë rotacion me skuadrën e tij në ndeshjet e ardhshme për t’ia dalë me kalendarin mjaft të ngjeshur festiv.

Lexo po ashtu Chelsea pa tri lojtarë ndaj WBA-së

WBA
James Morrison është në dyshim për duelin i cili mund të hapë rrugën për Nacer Chadlin që të kthehet në formacion. Gareth McAuley nuk ka stërvitur gjatë gjithë javës dhe është në dyshim për këtë duel. Jonas Olsson do të luaj në vend të tij.

Top lojtarët

A e dini se?

Chelsea ka fituar tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier. Janë shënuar mbi tri gola në shtatë ndeshjet e fundit të Chelseat.

Chelsea është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj WBA-së në të gjitha garat.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në shtatë nga tetë ndeshjet ef undit ndaj WBA-së në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në pesë nga gjashtë neshjet e fundit të WBA-së në Ligën Premier.

Mes Chelseat dhe WBA-së janë shënuar mbi tri gola në tri ndeshjet e fundit mes tyre në të gjitha garat.

WBA ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit ndaj Chelseat në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Chelsea - WBA

Analiza

Chelsea vazhdon që të impresionojë me formën dhe është tri pikë larg në tabelën e Ligës Premier pas fitores në udhëtim te City javën e kaluar. Tetë fitore rresht është ecuria më e mirë për Chelsean që nga viti 2007, kur ata i fituan nëntë ndeshje rresht.

WBA është në top formë po ashtu dhe ka shënuar 20 gola, më shumë se sa Manchester United që ka 19. Që nga fillimi i nëntorit, Chelsea ka fituar më shumë pikë (12) se sa WBA (10), kështu që ky duel pritet të jetë i vështirë për Blutë.

Chelsea deri tash ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj WBA-së dhe me këta të fundit që janë në top formë, vështirë se Blutë mund të vazhdojnë formën e tyre të lartë.

Parashikimi: Chelsea 1-1 WBA

Exit mobile version