Telegrafi

Parashikim: Chelsea – Tottenham

Chelsea që vjen me fitore në gjashtë ndeshjet e fundit do të presë Tottenhamin e pa mposhtur në Stamford Bridge në një nga ndeshjet më interesante të këtij sezoni.

Vendi: Stamford Bridge, Londër
Koha: 26 nëntor (e shtunë), 18:30

Lajmet e fundit rreth ekipeve

Chelsea
Kurt Zouma dhe Marco van Ginnkel vazhdojnë të mungojnë për shkak të formës së dobët fizike.
John Terry po ashtu nuk luan edhe dy javë dhe është e vetmja brengë për Conten për ndeshjen e të dielës.
Bosi i Chelseat pritet të luajë me të njëjtin formacion ndaj Tottenhamit.

Lexo po ashtu Vetëm Zouma dhe Terry mungojnë te Chelsea, Tottenhami me katër mungesa!

Tottenhami
The Spurs do të jenë pa Edwardsin, Lamelan, Davies dhe Alderweireld për shkak të lëndimeve. Danny Rose është i suspenduar për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë, teksa Jan Vertonghen pritet të startojë në krah.
Winks është duke kërkuar të startojë për herë të tretë radhazi, edhe pse Pochettino mund të lë në stol të riun për derbin e madh.

A e dini se?

Chelsea nuk ka pësuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit.

Chelsea është i pamposhtur në 20 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat ndaj Tottenhamit.

Chelsea i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit.

Chelsea ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit ka ruajtur epërsinë në pesë ndeshje.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi të Chelseat kemi qenë dëshmitarë të më shumë se tri golave për ndeshje.

Chelsea ka fituar me së paku tri gola epërsi në tri ndeshjet e fundit në shtëpi.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Tottenhamit në të gjitha garat.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Tottenhamit në udhëtim.

Ndeshjet direkte kokë më kokë

Chelsea 2-2 Tottenham, 02.05.2016 – Premier League
Tottenham 0-0 Chelsea, 29.11.2015 – Premier League
Chelsea 2-0 Tottenham, 01.03.2015 – League Cup
Tottenham 5-3 Chelsea, 01.01.2015 – Premier League
Chelsea 3-0 Tottenham, 03.12.2014 – Premier League

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Chelsea - Tottenham

Analiza

Gjashtë fitoret radhazi të Chelseat e kanë ngritur ekipin nga Stamford Bridge në krye të tabelës, edhe pse ata mund të jenë në vendin e tretë derisa të përfundojnë ndeshjet paraprake në kampionat. Chelsea do të shpresojë që të vazhdojë me fitore ndaj dhe lidership në Ligën Premier duke parë që s’ka pësuar humbje në shtëpi nga Tottenhami në kampionat nga viti 1990.

Tottenhami ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në udhëtim dhe është eliminuar nga Liga e Kampionëve në mesjavë. Ata do të kerkojnë hakmarrje ndaj Chelseat duke parë se shpresat për titull u përfunduan pikërisht në Stamford Bridge në barazimin 2-2 në maj të këtij viti.

Megjithatë, Chelsea nuk duket se do të vazhdojë të pranojë gola dhe do të vazhdojë të thellojë krizën e Tottenhamit për rezultate në transfertë.

Parashikimi: Chelsea 3-0 Tottenham

/Telegrafi/