Interi do të tentojë të mbajë edhe atë pak dritë në fund të tunelit duke shpresuar për një fitore në udhëtim te Cagliari i papërshtatshëm.
Vendi: Stadio Sant’Elia, Cagliari
Koha: 5 mars (e dielë), 15:00
Lajmet rreth ekipeve
Cagliari
Fabio Pisacane pritet që të luajë në qendër të mbrojtjes përkundër faktit se është shfrytëzuar si mbrojtës i krahut për pjesën më të madhe të sezonit. Nëse kjo ndodh, atëherë do të hapet vendi për Nicola Murrun në anën e majtë të mbrojtjes.
Inter
Stefano Pioli do t’i ketë të kthyer Mirandan dhe Brozovicin, teksa ai do të duhet që të vendosë nëse do të luajë me kroatin në mesfushë, ose prapa Icardit.
Top lojtarët
A e dini se?
Cagliari dhe Interi në ndeshjet e tyre kanë parë së paku tri gola të shënuar në ndeshjet mes tyre.
Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit në udhëtim të Interit në Serie A.
Analiza
Caligari ka shënuar fitoren e dytë në udhëtim këtë sezon pasi mposhti Crotonen 2-1 në takimin e fundit duke i dhënë fund serisë negative të rezultateve.
Interi u mposht në shtëpi nga Roma dhe kështu gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve op zbehen.
Vizitorët kanë për çka të luftojnë, kurse për Cagliarin do të jetë një motiv shtesë fakti se po luajnë ndaj një prej klubeve më të mëdha në Itali, por në fund angazhimi i Interit do ta bëjë të veten.
Parashikimi: Cagliari 0-2 Inter