Bournemouthi do ta presë Liverpoolin në duelin e nxehtë të ditës në kampionatin anglez, ku The Reds do të mundohet të mbajnë hapin me liderët duke fituar.
Vendi: Dean Court, Bournemouth
Koha: e dielë (4 dhjetor), 14:30
Lajmet rreth ekipeve
Bournemouth
Eddie Howe ka shumë për të menduar për duelin ndaj Liverpoolit të dielën. Me Surmanin që është jashtë fushave për shkak të një lëndimi, duhen vendime në mbrojtje. Nathan Ake ka shkëlqyer në zemër të mbrojtjes në dy ndeshjet e fundit dhe duhet të zë sërish vend në formacion, teksa Brad Smith mund të luajë.
Jack Wilshere kthehet në formacion pasi mungoi ndaj Arsenalit.
Liverpool
Adam Lallana ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Liverpoolit për shkak të lëndimit, por shpreson që të kthehet në ekipin e Klopp në fundjavë, pasi që The Reds udhëtojnë te ekipi ku ai u shfaq për herë të parë në nivelin e lartë.
Coutinho nuk pritet që të kthehet deri në vitin 2017 pasi vuajti nga një lëndim në nyje, teksa Daniel Sturridge po ashtu është lënë jashtë fushave këtë fundjavë. Si rezultat, Origi do të jetë nga fillimi në lojë me Firminon që do të zhvendoset në krahun e majtë të Coutinhos.
A e dini se?
Liverpooli ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në pesë ndeshjet e fundit ndaj Bournemouthit në të gjitha garat.
Liverpooli ka fituar tetë nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Liverpooli ka fituar peë ndeshjet e fundit ndaj Bournemouthit në të gjitha garat.
Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Bournemouthit në të gjitha garat.
Analiza
Bournemouth po vuan që të gjejë vazhdimsinë pasi u kthye në formë. Ata nuk janë në luftën për mbijetesë, por kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit dhe ekipi i Eddie Hoëe duhet të sigurohet që të mbetet i lartë avantazhi me pjesën e mbetur të tabelës. Sidoqoftë, ndeshja e një rëndësie jo më të vogël është edhe për Liverpoolin.
Liverpooli ka siguruar vendin në gjysmëfinalen e League Cup me një fitore prej 2-0 ndaj Leeds të martën, por tash kthen kokën në luftën për titull dhe pas fitores së rivalëve në ndeshjet që u zhvilluan të shtunën, pritet një Liverpool më agresiv në tentim për të mbajtur hapin.