Site icon Telegrafi

Parashikim: Bayern Munich – Schalke

Bayern Munichu nuk do të ketë punë aspak të lehtë ndaj Schalkes në shtëpi, por duhet të fitojë nëse dëshiron të shfrytzojë një gabim eventual të RB Leipzig që i shkon Dortmundit.

Vendi: Allianz Arena, Munich
Koha: 4 janar (e shtunë), 15:30

Lajmet rreth ekipeve

Bayern Munich
Arturo Vidal kthehet nga lëndimi dhe mund të rikthehet në qendër të mesfushës.
Thiago është sërish i gatshëm dhe lufton me Mullerin për një vend në formacion.
Douglas Costa pritet të rikthehet dhe të zëvëndësojë të lënduarin Ribery në krahun e majtë.

Schalke
Johannes Geis dhe Dennis Aogo luftojnë për një vend në mesfushë.
Max Meyer është sëmurë me grip gjatë javës dhe do të jetë në bankë.
Klaas Jan Huntelaar është kthyer në stërvitje pas një lëndimi afatgjatë, por është ende herët për të që të startojë.

Top lojtarët

A e dini se?

Bayerni ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e fundit në shtëpi

Bayerni ka shënuar së paku dy gola në 22 nga 27 ndeshjet e fundit në shtëpi në Bundesliga.

Bayerni ka fitaur 11 nga 13 ndeshjet e fundit ndaj Schalkes në të gjitha garat.

Bayerni ka barazuar në pjesë të parë dhe ka fitaur në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit ndaj Schalkes në të gjitha garat.

Bayerni ka shënuar së paku dy gola në 11 nga 13 ndeshjet e fundit ndaj Schalkes në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Bayernit në Bundesliga.

Analiza

Bayerni e startoi vitin me fitore të vështira ndaj Freiburgut dhe Bremenit. Bavarezët duhet të dëshmojnë supremacinë me një lojë dominuese ndaj Schalkes.

Schalke ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në Bundesliga dhe po vuan që të gjejë formacionin e duhur. Markuz Weinzierl është nën preison që të largojë Schalken nga lufta për mbijetesë, në të kundërtën e pret shkarkimi.

Bayerni pritet ta dominojë këtë takim dhe ta fitojë atë pa probleme.

Parashikimi: Bayern Munich 4-1 Schalke

Exit mobile version