Valencia do të ketë mision të pamundur në udhëtim te Barcelona e cila kërkon fitoren për të vazhduar luftën për titull në La Liga.
Vendi: Camp Nou, Barcelonë
Koha: 19 mars (e dielë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Barcelona
Luis Enrique do të kthehet në formacionin e tij 4-3-3 ndaj Valencias, pasi së fundmi luajti me tri mbrojtës.
Sergi Roberto dhe Jordi Alba pritet të nisin nga minuta e parë me Umtitin dhe Mascheranon në qendër.
Neymar ka një goditje, por pritet të startojë. Jeremy Mathieu mund të kthehet me skuadrën, por nuk është gati për lojë.
Valencia
Enzo Perez rikthehet nga suspendimi dhe është gati për lojë në mesfushë.
Joraco Cancelo dhe Martin Montoya mund të startojnë të dy në krahun e djathtë si tandem, teksa Voro pritet të jetë i ngjitur për Neymarin.
Asnjë ndryshim tjetër nuk pritet te vizitorët, edhe pse Munir do të kërkojë një fillim në sulm.
A e dini se?
Barcelona ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 6 ndeshjet ef undit në shtëpi në La Liga.
Barcelona ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga.
Janë shënuar së paku tri gola në 7 ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Liga.
Barcelona është e pamposhtur në 20 nga 22 ndeshjet e fundit ndaj Valencias në të gjitha garat.
Barcelona ka shënuar së paku tri gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në La Liga në shtëpi.
Valencia ka dështuar të fitojë në 9 nga 10 ndeshjet e fundit në La Liga si mysafir.
Analiza
Barcelona është thejsht tepër e fortë në shtëpi, duke shënuar 17 gola në tri ndeshjet e fundit në Camp Nou.
Lojtarët e Enriques u befasuan javën e kaluar te Deportivo La Coruna me një humbje shumë të idhët.
Valencia në udhëtim ka formë shumë të dobët, duke humbur 8 nga 14 ndeshjet e fundit në udhëtim.
Pritet një fitore e thellë e Barcelonës.
Parashikimi: Barcelona 6-1 Valencia