Barcelona do të presë PSG-në në duelin më të rëndësishëm ndër vite për skuadrën katalanase – dueli ku Blaugranët mund të shkruajnë historinë si ekipi i parë që ka arritur të kualifikohet pas deficitit prej 4-0 në ndeshjen e parë që nga viti 1985.
Vendi: Camp Nou, Barcelonë
Koha: 9 mars (e mërkurë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Barcelona
Luis Enrique ka eksperimentuar duke përdorur mbrojtjen me tri lojtarë dhe trajneri i Barcelonës mund të shfrytëzojë sërish formacionin e tij ndaj PSG-së në një tentim për të rikuperuar deficitin prej 4-0 nga ndeshja e parë.
Sergio Busquets është vetëm një karton të verdhë larg suspendimit nëse Barca arrin të kualifikohet.
PSG
Unai Emery ka skuadrën e plotë për këtë ndeshje, por ka disa lëndime.
Angel Di Maria nuk është rrezikuar në fundjavë, por pritet të startojë ndaj Barcelonës, teksa Adrien Rabiot pritet të rikuperohet pas sëmundjes dhe mund të luaj në mesfushë.
Thiago Silva ka munguar në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit dhe mund të zëvëndësojë Presnel Kimpembe në zemër të mbrojtjes, edhe pse i riu ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë.
Marquinhos dhe Rabiot janë vetëm një karton larg suspendimit nga faza tjetër.
Top lojtarët
A e dini se?
Janë shënuar së paku tri gola në 6 ndeshjet e fundit të PSG-së në Ligën e Kampionëve.
PSG ka shënuar së paku dy gola në 6 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Janë shënuar së paku tri gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
PSG është i pamposhtur në 7 ndeshjt e fundit në Ligën e Kampionëve.
Analiza
Barcelona mund të shkruajë historinë nëse rikuperon deficitn prej 4-0, duke u bërë skuadra e katërt në histori të garës që bën këtë dhe e para nga viti 1985, kurse katalanasit pritet të jenë shumë të enkurajuar pasi shënuan 6 gola ndaj Sporting Gijonit në një nga performancat më të mira të sezonit në fundjavë.
Gjigantët e La Ligas po kërkojnë fitoren e 15-të radhazi në Ligën e Kampionëve në shtëpi, duke fituar të gjitha ato 14 ndeshje me këtë trajner në krye. Barca ka fituar po ashtu 7 nga 10 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave franceze në Camp Nou.
Është vështirë të paramendohet që Barca të mos pranojë gol, por Barca është Barcë dhe gjithçka është e mundur. Me Messin në skuadër, asgjë nuk është e pamundur për katalanasit.
Parashikimi: Barcelona 4-0 PSG (Barca kualifikohet pas vazhdimeve).