Telegrafi

Parashikim: Barcelona – Espanyol

Barcelonë si duhet një fitore në derbin katalanas për t’u kthyer në luftën për titull në La Liga, dhe për të shtuar presionin në tabelë pasi Real Madridi mori Kupën e Botës për klube.

Vendi: Camp Nou, Barcelonë
Koha: 18 dhjetor (e dielë), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Barcelona
Neymar do të jetë i gatshëm për të startuar për ekipin vendas, pasi luajti në një miqësore së fundmi në Katar.
Luis Suarez do të udhëheqë vijën e sulmit pas nënshkrimit të kontratës së re, me Andre Gomesin që besohet se do ta fitojë edhe një rast në mesfushë.
Samuel Umtiti do të preferohet para Javier Mascheranos për zemër të mbrojtjes, kurse ndryshime priten ende nga Enrique teksa ndeshja afron, pasi tash ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

Espanyol
Leo Baptistao është në dyshim, me Felipe Caicedon që pritet të startojë nëse braziliani nuk është mjaftueshëm i përgatitur për përzgjedhje.
Hernan Perez po ashtu ka një goditje, që mund ta shohë Jose Juradon në krahun e djathtë për një tjetër paraqitje impresive.
Diego Lopez e theu rekordin e klubit për ndeshje pa pranuar gol, por këtë nuk arriti ta bëjë ndaj Sporting Gijonit. Spanjolli është shumë i interesuar që të vazhdojë formën e mirë.

 

Top lojtarët

A e dini se?

Barcelona është e pamposhtur në 30 nga 33 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.

Espanyoli ka mbajtur portën të pa prekur në 4 ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.

Janë shënuar më pak se tri gola në katër ndeshjet e fundit të Espanyolit në La Liga.

Espanyoli është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në La Liga.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Barcelonës në shtëpi në La Liga.

Analiza

Barcelona ka barazuar në tri nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga, duke dështuar ndaj Atleticos, Real Madridit dhe Malagas.

Kështu, Barcelona s’ka pranuar gol në Camp Nou në tri nga katër ndeshjet e fundit në shtëpi, por do të duhet që të vazhdojë forma impresive në mbrojtje.

Espanyoli është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe si skuadër ata po luajnë shumë mirë nën drejtimin e Quique Sanchez Flores, ani pse në fund Barca do të shënojë një fitore, e cila do të arrihet me shumë mund.

Parashikimi: Barcelona 4-2 Espanyol