Arsenali do të ketë punë të lehtë në shtëpi ndaj Watfordit, ku Granit Xhaka i Arsenalit dhe Valon Behrami i Watfordit nuk do të luajnë në këtë takim.
Vendi: Emirates Stadium, Londër
Koha: 31 janar (e martë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Arsenal
Mohamed Elneny nuk do të paraqitet për londinezët shkaku i pjesëmarrjes në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin.
Santi Cazorla, Mathieu Debuchy dhe Yaya Sanogo janë përjashtuar për Gunners, ndërsa Granit Xhaka është i dënuar me katër ndeshje mos-lojë shkaku i kartonit të dytë të kuq brenda një sezoni në Ligën Premier.
Danny Welbeck ka impresionuar kundër Southamptonit, por mund të ulet sërish në stol pasi që Arsene Wenger po mundohet ta menaxhojë shërimin anglezit në përputhje me rrethanat e reja.
Watford
Jose Holebas është i pezulluar, ndërsa Odion Ighalo është pranë transferimit në Kinë.
Valon Behrami, Roberto Pereyra dhe Nordin Amrabat nuk do të paraqiten shkaku i lëndimeve.
Costel Pantilimon, Isaac Sucsses dhe Christian Kabasele janë në dyshim dhe mund të mos startojnë prej minutës së parë.
Top lojtarët
A e dini se…?
Arsenal ka shënuar mbi dy gola në tetë ndeshjet e fundit kundër Watford në të gjitha garat
Arsenal janë të pamposhtur në 29 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Arsenal ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit kundër Watfordit në të gjitha garat.
Arsenali ka shënuar më shumë se dy gola në tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Watford kanë dështuar të fitojnë në shtatë ndeshjet në terrin e mysafirëve në Ligën Premier.
Watford ka pranuar të paktën dy gola në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Analiza
Një fitore kundër Southamptonit me rezultat të thellë prej 5-0 do të thotë se Arsenal ka dështuar të fitojë vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit.
Takimi kundër Watfordit u jep atyre mundësi ideale të vazhdojë formën e tyre të mirë para udhëtimit të së shtunës me Chelsean.
Watford është eliminuar prej FA Cup gjatë fundjavës ndërsa ka fituar vetëm një herë në nëntë ndeshjet e fundit si mysafirë.
Arsenal do të hyjë në ndeshje si favoritë i madh dhe pritet të fitojë.
Parashikimi: Arsenal 3-1 Watford