Telegrafi

Parashikim: Arsenal – Burnley

Arsenali do të ketë punë të lehtë në shtëpi ndaj Burnleyt të dielën pasdite.

Vendi: Emirates Stadium, Londër
Koha: 22 janar (e dielë), 15:15

Lajmet rreth ekipeve

Arsenal
Mohamed Elneny është në angazhime me kombëtaren në Kupën Afrikane të Kombeve.
Kieran Gibbs, Francis Coquelin dhe Hector Bellerin janë të gjithë në stërvitje, edhe pse ky i fundit pritet që të startojë.
Santi Cazorla, Mathieu Debuchy, Yaya Sanogo, Theo Ëalcott dhe Per Mertesacker janë të gjithë jashtë kësaj sfide, teksa Olivier Giroud dhe situata e tij do të vlerësohet edhe një herë pak çaste para ndeshjes.
Burnley
Dean Marney, Scott Arfield, Johann Berg Gudmundsson të gjithë janë në dyshim dhe mund të mungojnë në këtë duel.
Joey Barton mund të bëjë startin e parë në këtë sfidë që prej rikthimit te Burnley, pas golit të tij ndaj Southamptonit javën e kaluar.
Ashley Barnes dhe Sam Vokes janë duke luftuar për një start përkrah Andre Gray në sulm.

 

Top lojtarët

 

A e dini se?

Arsenali është i pamposhtur në 28 nga 31 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Burnley ka humbur tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në udhëtim.

Arsenali ka fituar pesë ndeshjet e fundti ndaj Burnleyt në të gjitha garat.

Arsenali dhe Burnley kanë shënuar nga tri gola së paku në katër ndeshjet e fundit mes tyre në Emirates.

Arsenali ka shënuar së paku dy gola në katër ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Burnleyt në të gjitha garat.

Arsenali ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Burnley ka humbur me një gol disavantazh në tri ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën Premier.

Analiza

Arsenali ka siguruar një fitore prej 4-0 te Sëansea javën e kaluar dhe do të tentojë të realizojë edhe fitoren e gjashtë radhazi. Arsenali kurrë s’ka humbur ndaj Burnleyt dhe ka shënuar 11 gola ndaj këtij ekipi.

Burnley është një nga top skuadrat e Ligës Premier në shtëpi, por po vuan në udhëtime.

Ata kanë siguruar vetëm një pikë si mysafir në Ligën Premier dhe do të ballafaqohen me një sfidë të vështirë ndaj Arsenalit në transfertë.

Arsenali pritet që të arkëtojë tri pikët e radhës të dielën.

Parashikimi: Arsenal 3-0 Burnley