Arsenali do të kërkojë të mbajë hapin me skuadrat kryesuese duke mposhtur në shtëpi Bournemouthin në takimin që zhvillohet të dielën.
Vendi: Emirates Stadium, Londër
Koha: 27 nëntor (e dielë), 15:15
Lajmet rreth ekipeve
Arsenal
Arsene Wenger raportohet se planifikon t’i japë pak pushim Sanchezit që ta mbajë të freskët, që do të thotë se lojtarë tjerë mund të përfitojnë në sulm.
Arsenali pritet të jetë pa Hector Belerinin për gjithë nëntorin, që do të thotë se Carl Jenkinson mund të inkuadrohet në krahun e djathtë të mbrojtjes. Santi Cazorla në anën tjetër nuk pritet të kthehet deri për Krishtlindje.
Nacho Monreal dhe Petr Cech u pushuan në ndeshjen ndaj PSG-së dhe do të kthehen në formacionin e parë të dielën.
Wenger nuk ka besim të plotë te Granit Xhaka, që do të thotë se Aaron Ramsey mund të fitojë vendin e tij përkrah Francis Coquelin. Mohamed Elneny është një tjetër alternativë në atë pozitë.
Bournemouth
Wilshere nuk luan për shkak të klauzolës që ka në huazimin e tij që të mos luajë kundër klubit të tij amë.
Bournemouth mirëpret Adam Smithin pas mungesës në fitoren ndaj Stokes, teksa Simon Francis rikthehet në zemër të mbrojtjes edhe pse Nathan Ake shënoi në ndeshjet e tij të parë në ndeshjet e fundit.
Surman dështoi të kthehet nga lëndimi ndaj Stokes dhe mbetet në dyshim, teksa Boruc dhe Jordon Ibe janë po ashtu jashtë fushave për duelin e të dielës.
Top Lojtarët
A e dini se?
Arsenali është në 11 ndeshjet e fundit i pamposhtur në shtëpi në Ligën Premier.
Analiza
Arsenali ka barazuar në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe klubi londinez është maksimalisht i interesuar të mos e vazhdojë këtë trend të dielën. Tri pikë larg Chelseat dhe mbetja prapa me një barazim tjetër nuk do të lejohet nga skuadra vendase.
Bournemouth fitoi ndaj Stokes në udhëtim javën e kaluar, duke ndërprerë ecurinë e tri ndeshjeve pa fitore, por seria pa fitore pritetë ri nisë ndaj Arsenalit të dielën.
Arsenali pritet ta godasë skuadrën mysafire nga kundërsulmet dhe golat mund të vijnë nga kundërsulmet dhe vertikalizimet e mundshme gjatë ndeshjes.