Përballja më interesante e ditës së sotme (e martë) në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve do të jetë ajo mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Wanada Metropolitano”, e që dy skuadrat do t’i kërkojnë tre pikë, por edhe një barazim do të ishte i mirëpritur.
Për këtë sfidë, Los Cholchoneros nuk mund të llogarisinë në Matheus Cunha dhe Jose Gimenez që janë të lënduar, Stefan Savi është i përjashtuar me karton të kuq, derisa Marcos Llorente është në dyshime.
Në anën tjetër, The Reds do të jenë pa Thiago Alcantaran e Harvey Eliott që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Alisson Becker, Fabinho që ishin të ftuar te Brazili janë në dyshime, por që me gjasë do të luajnë.
Analizë
Atletico Madridi
Me Savicin e përjashtuar dhe Gimenez i lënduar, Geofrrye Kondogbia mund të startojë në qendër të mbrojtjes.
Cunha vazhdon të jetë jashtë fushës, por Llorente mund të startojë në këtë përballje mjaft të rëndësishme.
Sidoqoftë, Thomas Lemar dhe Rodrigo de Paul pritet të jenë në mesfushë së bashku me Koken.
Ready 👊
🔜 #AtletiLiverpool pic.twitter.com/M7jD9v40jY— Atlético de Madrid (@Atleti) October 18, 2021
Liverpooli
Fabinho dhe Alisson morën pjesë në ndeshjet e Brazilit për kualifikimet e Kupës së Botës, derisa nuk u paraqitën në Ligën Premier n fundjavën që shkoi, por mund të luajnë sonte.
Jones është në dyshime të mëdha për këtë takim, me Thiagon e Eliott që janë të lënduar, e që Naby Keita e James Milner mund të luajnë në mesfushë.
Nga paraqitja me Watfordin, Jurgen Klopp mund të vazhdojë në sulm me Roberto Firminon.
Looking to write more memories in Madrid 🙌
Our #UCL journey continues tomorrow night! 🔴 pic.twitter.com/wBp6eGxLfc
— Liverpool FC (@LFC) October 18, 2021
Statistikë
Atletico Madridi ka shënuar nën 2.5 gola në pesë ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit në të gjitha garat.
Parashikim
Liverpooli pritet që këtë përballje ta fitojë me një gol epërsi ndaj Atletico Madridit.
Formacionet e mundshme:
Atletico Madridi: Oblak, Felipe, Kodogbia, Hermoso, Carrasco, De Paul, Koke, Lemar, Trippier, Suarez, Felix.
Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold, Henderson, Fabinho, Milner, Mane, Salah, Firmino. /Telegrafi/