Atletico Madridi do të jetë nikoqir i Barcelonës për derbin që luhet në kuadër të javës së tetë në La Liga.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano”, me Los Rojiblancos që shihen si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, Diego Simeone nuk mund të llogarisë në Matheus Cunha që është i lënduar, derisa Kieran Trippier është në dyshime.
Në anën tjetër, Barcelona do jetë pa Ousmane Dembelen, Sergio Agueron e Martin Braithëaite që janë të lënduar, gjersa Jordi Alba është po ashtu në dyshime.
Analizë
Atletico Madridi
Kokë është rikthyer nga lëndimi dhe Joao Felix nga suspendimi.
Kieran Trippier ka pësuar një lëndim të vogël në mesjavë, por do të jetë i gatshëm të luajë.
Matheus Cunha do të jetë jashtë vijave të fushës, andaj nuk do mund të luajë në këtë takim.
Antoine Griezmann do të shpresojë të takohet me klubin që u largua më vonë gjatë kësaj vere.
☀️ 👋 ¡Feliz sábado de Atleti-Barça ❗❕ pic.twitter.com/Blu957yP0b
— Atlético de Madrid (@Atleti) October 2, 2021
Barcelona
Alaba është afër rikthimit në fushë, por është ende në dyshime nëse do të paraqitet ndaj Atletico Madridit apo jo.
Frenkie de Jong është rikthyer nga suspendimi dhe do të luajë në mesfushë me Pedrin që është rikthyer nga lëndimi, së bashku me Sergio Busquets.
Luuk de Jong me gjasë nuk do të startojë, pas paraqitjes zhgënjyese herën e fundit.
⭐ 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗗𝗔𝗬 ⭐
🆚 Atlético
🏟 Wanda Metropolitano
⚽ LaLiga
⏰ 9:00 pm CEST
📲 #AtletiBarça
🔵🔴 Força Barçaaaaaa! pic.twitter.com/vUnw0W13f6— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 2, 2021
Statistika
Atletico është i pamposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.
Atletico Madridi ka shënuar nën 2.5 gola në katër takimet e fundit ndaj Barcelonës.
Barcelona ka realizuar nën 2.5 gola në tre ndeshjet e fundit si mysafir.
Barcelona është e pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në La Liga.
Parashikim
Atletico Madridi pritet të fitojë me një gol diferencë ndaj Barcelonës.
Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak, Savic, Gimenez, Hermoso, Carrasco, Llorente, Koke, Trippier, Griezmann, Lemar, Suarez.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Dest, Pique, Garcia, Mingueza, Busquets, Jong, Pedri, Depay, Fati,Coutinho. /Telegrafi/