Telegrafi

Parashihet rritje e ekonomisë në Maqedoni

Sipas BPM-së pritet investim në deficitin tregtar që pjesërisht të kompensohet me investimet e drejtpërdrejta, që do të duhej të sjell deri te njëfarë zmadhimi të rezervave devizore.

Banka Popullore njofton se shkalla vjetore e inflacionit në Maqedoni në korrik të këtij viti arriti 9.5 për qind dhe është zvogëluar për 0.6 për qind krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte 10.1 për qind.

Në muajin korrik është vërejtur gjithashtu rritje e importit prej 36.6 për qind, por edhe e eksportit për 10.9 për qind, me çka thellohet deficiti tregtar i Maqedonisë.