Nga tani kanë filluar parashikimet për numrin e njësive që Tesla do të nxjerrë përgjatë viteve të ardhshme për modelin Cybertruck, ndonëse kamionçina e shumëpritur elektrike nuk ka debutuar zyrtarisht.
Analisti i TF International Securities, Ming-Chi Kuo tha se Cybertruck do të prodhojë midis 100-200 njësi deri në fund të vitit 2023, 100 mijë deri 120 mijë njësi në vitin 2024 dhe 240 mijë dhe 260 mijë njësi deri në vitin 2025, transmeton Telegrafi.
Shumica e njohin analistin Kuo si parashikues të besueshëm për produktet e Apple, megjithatë ne do të duhet të presim edhe disa muaj për të parë parashikimet e tij për Tesla-n.
Mbetet e paqartë se cilat metrika përdori ose në cilat burime të industrisë u mbështet për të dalë me këto shifra. /Telegrafi/