Adriatik Salihi është emri i ri i futbollistëve shqiptarë që kanë filluar shkëlqimin në Evropë.
Mesfushori i talentuar ka filluar karrierën te skuadra e madhe zvicerane Servette, ku tani është pjesë e grupmoshave U18.
16-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit të majtë, është ndër lojtarët më të mirë në këtë klub.
E falë paraqitjeve fantastike edicionin e kaluar dhe këtë edicion, Servette e ka shpërblyer me kontratë të re.
Talenti me prejardhje nga Vitia, por që ka lindur e është rritur në Genevë, ka nënshkruare kontratën e re me klubin zviceran.
Salihi ka zgjatur bashkëpunimin me klubin deri në vitin 2023, pasi kontrata më të gjata nuk lejohen pa i mbushur lojtari 18 vite.
Kujtojmë që Salihi është edhe pjesë e Përfaqësueses U17 të Zvicrës, derisa mbanë edhe shiritin e kapitenit tek grupmoshat e helvetikëve. /Telegrafi/