Qytetarët të cilët deri më 31 dhjetor nuk u regjistruan në sistemin e Drejtorisë së të Hyrave Publike për tatim personal, do të mund ta bëjnë edhe nesër dhe ditëve në vijim. Nga DHP-ja thonë se qëllimi nuk është të dënohen dhe nuk do të kthejnë asnjë qytet që dëshiron të regjistrohet dhe që nuk është paraqitur në kohë. Administratorët e DHP-së do të përpiqen të hynë kontaktojnë edhe ata që nuk kanë treguar interes në paraqitje.
“Deri në mëngjesin e 31.12 janë regjistruar mbi 650.000 qytetarë, por numri përfundimtar do të dihet nesër. Të kënaqur jemi me pjesëmarrjen e qytetarëve, që është thuajse 100% i realizuar. Sistemi është i hapur dhe secili që ka humbur afatin do të mund që nga nesër të paraqitet në DHP”, thonë nga Drejtoria e të Hyrave Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve të para në sistemin elektronik duhet të regjistrohen rreth 920.000 qytetarë. Por, DHP nga obligimi i liroi pensionistët që marrin vetëm pension shtetëror. Pensionistët tjerë që kanë të hyra shtesë apo pensione të jashtme duhej të hapnin e-mail dhe të regjistrohen në DHP. Udhëheqja e Drejtorisë thotë se nuk do të ketë gjoba për ata që nuk do të paraqiten, por se rrezikojnë të trajtohen si fshehës të tatimit dhe që gjobat janë nga 100 deri në 200 euro.
Ky është viti i parë ku qytetarët nuk do të shkojnë në sportele të DHP-së por deri në fund të prillit do të kenë paraqitjen e plotësuar të tatimit në e-mail adresat. obligimi do të jetë vetëm ta vërtetojnë apo përmirësojnë nëse të dhënat nuk janë të sakta dhe nëse nuk e bëjnë këtë deri në maj të këtij viti, DHP do ta konsiderojë si të konfirmuar paraqitjen tatimore./Telegrafi/