Site icon Telegrafi

Paraqitjet e mira të Dritës dhe Prishtinës mund t’ia dhurojnë Kosovës tri klube në garat evropiane për sezonin e ardhshëm

Paraqitjet dinjitoze të Dritës dhe Prishtinës në garat e sivjetme evropiane kanë bërë që prej edicionit të ardhshëm në garat e UEFA-s të shkojnë tri ekipe nga Kosova.

Kampioni i ardhshme e Kosovës do të shkojë në kompeticionin e Ligës së Kampionëve, ndërsa fituesi i Kupës së Kosovës dhe nënkampioni do të shkojnë në kompeticionin e Ligës së Evropës.

Mirëpo, ekipet nga shteti jonë do të vazhdojnë të luajnë nga parakualifikimet, shkruan Zëri.

Kjo pritet të konfirmohet së shpejti edhe nga UEFA përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.

Drita i ka mposhtur dy kundërshtarë në turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa është eliminuar në xhiron e parë kualifikuese.

Pastaj gjilanasit vazhduan në xhiron e dytë eliminatore të Ligës së Evropës, por aty edhe u eliminuan.

Siç dihet, FC Prishtina në kualifikimet e Ligës së Evropës sivjet e kaloi xhiron e parë, kurse u eliminua në të dytën.

Në dy edicionet e mëparshme Kosova ka marrë pjesë me nga dy klube në garat evropiane.

Exit mobile version