Sa herë që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un shfaqet në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA, ai shihet pranë raketave që lansohen, duke vizituar peshkatarët, duke këshilluar pilotët e aeroplanëve luftarakë, dhe shpesh komenton hapjen e palestrave për të rinjtë.
Të gjitha këto paraqitje të tij e kanë një të përbashkët, atë vazhdimisht e rrethojnë disa njerëz që dyshohet se janë zyrtarë shtetërore, të cilët mbajnë në duar disa notesë dhe lapsa dhe shkruajnë diçka, transmeton Telegrafi.
James Grayson, ekspert për Korenë në Universitetin e Shefield, ka shpjeguar se me këto lëvizje pretendohet që të nxirret në pah, inteligjenca, trimëria dhe interesimi i madh i liderit për popullin.
Këto veprime të tij janë praktikuar shumë vite më parë nga gjyshi i tij, Kim Il-Song gjatë viteve të ’50-ta.
“Është pjesë e imazhit që një lideri të madh. Qëllimi është që të paraqitet si një njeri që ka dijeni të përgjithshme. Ndërsa njerëzit që shfaqen me notesë rreth tij, shërbejnë për kinse atë se si çdo fjalë të tij mundohen ta shkruajnë dhe më vonë ta zbërthejnë”, ka shtuar Greyson. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=w647Sh8v2C8