Çmimet Grammy njihen për zgjedhjet frymëzuese të modës, por disa të famshëm e humbën plotësisht ndjenjën e tyre të modës të dielën ndërsa festonin natën më të madhe të muzikës.
Edicioni i 64-të i mbrëmjes së çmimeve u mbajt në Las Vegas, në MGM Grand Garden Arena.
Të pranishëm në tapetin e kuq ishin yje të shumtë, nga Olivia Rodrigo e deri te Doja Cat, të cilët të gjithë u munduan të dukeshin sa më bukur.
Këta ishin vetëm disa nga yjet e listës që shkëlqyen me dukjen e tyre, por si gjithmonë, pati edhe një sërë dështimesh të modës nga ata që zgjodhën veshjet e gabuara.
Billie Eilish dhe Justin Bieber kryesuan listën e yjeve të veshur më keq në “Grammy Awards”.
Përveç që kishin veshur veshje në përmasa më të mëdha, zgjedhjet e tyre ishin komplet pa shije.
Në vazhdim ju sjellim disa prej yjeve të veshur më së keqi në “Grammy Awards 2022”. /Telegrafi/