Telegrafi

Paraqitje spektakolare nga James, Cleveland triumfon për herë të pestë radhazi

LeBron James ka vazhduar me paraqitje fantastike në NBA.

Njëri nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave ka arritur t’i sigurojë edhe një fitore skuadrës së tij Cleveland Cavaliers.

Cavs kanë triumfuar ndaj Washington Wizards 119-115 duke marrë fitoren e pestë radhazi.

‘Mbreti’ James arriti të shënoj 33 pikë, bëri 14 asistime dhe shtoi nëntë kërcime tjera në fitoren e Cavs.

Me paraqitje të mirë te vendasit u dalluan edhe Jeff Green me 21 pikë dhe Kevin Love që shtoi 16 të tjera.

Fundori John Wall u rikthye nga lëndimi por skuadrës së tij Washington Wizards nuk i mjaftuan 28 pikët e tij për të marrë fitoren ndaj Cavs.

Breadley Beal shtoi 19 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime ndërsa Otto Porter JR 18 pikë e tetë kërcime por që nuk mjaftuan për të marrë fitoren.

Ndërkohë në mbrëmjen e kaluar humbje ka pësuar kampioni në fuqi Golden State Warriors 126-106 nga Indiana Pacers. /Telegrafi/

Rezultatet:

Indiana Pacers – Golden State Warriors 126 – 106

Cleveland Cavaliers – Washington Wizards 119 – 115

Houston Rockets – Portland Trail Blazers 96 – 94

Milwauke Bucks – Brooklyn Nets 111 – 119

Utah Jazz – Los Angeles Clippers 117 – 95

Denver Nuggets – Minnesota Timberwolves 100 – 96